Home / Kryesoret / Besa Arifi: Alergjia e mandatarit nën hetime ndaj Prokurorisë speciale
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-17 23:02:19Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com"

Besa Arifi: Alergjia e mandatarit nën hetime ndaj Prokurorisë speciale

Ajo alergji ndaj PPS si institucion i drejtësisë në Maqedoni që për momentin gëzon besimin ë të lartë kur vjen nga një mandatar i cili më parë ka qenë pesë herë i amnestuar për lëndë të cilat i heton PPS dhe atë nga ana e një presidenti i cili vetëm para disa vitesh ka qenë pjesë e bordit të Institucionit shoqëria e hapur e quajtur “Soros” ndaj të cilës mandatari ka nisur luftë, e vetmja gjë që zbulon është panika që ai ka fillimisht ndaj vetvetes, kështu shkruan në kolumnën e saj të fundit profesoresha universitare Besa Arifi me titullin “Alergjia e mandatarit nën hetime ndaj prokurorisë speciale”, informon Zhurnal.

Cila është mënyra e vetme që të mësoni se nga cfarë ka frikë një njeri? Sigurisht asgjë të mos bëj, të lejoni të flas dhe të shijojë momentet kur ai pa asnjë mos e pyet do thotë se nuk ka frikë nga ndonjë punë e madje do imagjinojë arsyetime të shumta e atëherë të jeni të sigurtë se personi është në panikë. E pamundur është që të mos vërehet kjo frikë e madhe tek VMRO se si përgjigjet ndaj koalicionit të tyre të partnerit se nuk negocion për cështje të tilla dhe sipas tyre në atë situatë nuk mund të ketë bisedime, e pamundur është që të mos shihet frika nga emri që përmendet në reshtin e katërt si kusht, frikë që vazhdon të kenë ndaj tre shkronjave edhe atë, PPS, shkruan mes tjerave kështu profesoresha Arifi duke elaboruar në mënyrë shumë të qartë frikën se pse VMRO nuk dëshiron të negociojë lidhur me vazhdimin e mandatit të prokurorisë speciale.

Ndërkohë që BDI nga ekzistimi i saj si parti në vazhdim përsërit se qëllimin e kanë integrimin në Nato e BE mirëpo e kanë të qartë se me këtë mandatar dhe me këtë parti e cila në këto kushte vazhdon të kërcënojë akoma nuk mund të funksionojë kurse vendi mund të quhet si i robëruar, mirëpo tash do vërtetohemi nëse qëllimi i BDI janë integrimet që e kanë përsëritur nëpër tubimet e tyre parazgjedhore, shkruan më tej në kolumnën e saj profesoresha Besa Arifi.

E qartë është se në këto kushte në parlament nuk ekziston një shumicë që do mundësonte ndryshim të kushtetutës megjithatë nuk do të thotë se përmirësimi i përdorimit të gjuhës shqipe që tash mundëson kushtetuta nuk është e pamundur, mirëpo vihen në pyetje këto problematika: Nëse përmirësimi i përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe në kuadër të kushtetutës është e mjaftushme që të shkohet në formimin e qeverisë së re mes partnerëve të tanishëm pa pranim të kushtit për vazhdim të mandatit të PPS dhe kushteve tjera për sundimin e ligjit në vend?

Në këto e shumë pyetje të tjera përgjigje të kërkojë BDI por edhe partitë tjera shqiptare të cilat kanë prioritet të ndajnë përgjegjësitë në qeverinë e ardhëshme, përdorimi i gjuhës amtare dhe të drejtat kolektive janë punë e rëndësishme pasiqë funksionimi i tyre në një shtet që nuk funksionon e drejta është e pamundur, shkruan mes tjerave në kolumën e saj profesoresha Arifi e cila ngrit si problematikë përdorimin e gjuhës shqipe, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *