Home / Kryesoret / BESA dhe ASH kategorikisht kundër bashkëqeverisjes me Gruevskin
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 19:47:04Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

BESA dhe ASH kategorikisht kundër bashkëqeverisjes me Gruevskin

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski është në kërkim të 61 deputetëve që do ta votojnë atë, nga të cilët 51 i ka fituar partia e tij dhe së paku 10 do të duhet t`i përfitojë nëpërmjet marrëveshjes së koalicionimit me partitë tjera parlamentare.

Por, nuk do të jetë aspak e lehtë të gjenden partnerë për Gruevskin. Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët deri më tani publikisht janë shprehur kundër bashkëqeverisjes me Gruevskin, si një person nën hetim nga Prokuroria Speciale por edhe si një figurë mjaft jopopullore te shqiptarët. Nga BESA, për TV Telma, kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë marrë ftesë për bisedime nga mandatari, por edhe sikur të ndodhë kjo, ata nuk do të shkojnë në takim.

Dy partitë tjera shqiptare, BDI dhe PDSH, deri tani janë përmbajtur nga komentet publike në lidhje me koalicionin e mundshëm me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pritet sonte të japë më tepër detaje rreth mundësive që ndodhen para partisë së tij dhe çka zgjedhjes që do të bëjë ai.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *