Home / Lajme / Maqedoni / Besimtarët krishterë ortodoks nesër festojnë Buzmin, pasnesër Krishlindjet

Besimtarët krishterë ortodoks nesër festojnë Buzmin, pasnesër Krishlindjet

Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoni nesër festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishlindjet.

Buzmi tradiconalisht do të shënohet me tubim para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Manifestimi, zakonisht, fillon me himnin me ngritjen e flamurit të buzmit.

Pason shenjtërimi i degëve të buzmit, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit nga klerikët e Katedrales.

Arqipeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z.Stefan në fjalimin e rastit do t’i drejtohet shkupjanëve dhe qëllimmirëve dhe do t’ia dorëzojë qypin Radko Manov.

Dollinë për shëndet, lumturi dhe sukses do ta thotë Lubisha Nikoliq ndërsa shkupjanëve do t’u drejtohet edhe kryetari i qytetit të Shkupit  Koce Trajanovski.

бадник оган.jpg

Krishtlindja është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është amzë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore. Nikoqirët përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t’u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit. Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë. Besohet se ai tek i cili do të bjerë monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit. Para fillimit të darkës në të cilën mblidhen të gjithë, nikoqiri e bekon tryezën, e thyen kulaçin, ndërsa diku e ndan lakrorin, në aq pjesë sa ka anëtarë të familjes, duke lënë një pjesë për Zotin dhe një për shtëpinë.

Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *