Home / Lajme / Botë / Bisedë telefonike Trump-Putin të shtunën

Bisedë telefonike Trump-Putin të shtunën

Një zyrtar i administratës ka thënë për CNN se presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë planifikuar një bisedë të parë zyrtare telefonike të shtunën.

Trump ka premtuar të ketë marrëdhënie më të mira me Rusinë se sa paraardhësi i tij.

Këtë muaj, ai sugjeroi se do të heqë sanksionet e vendosura nga administrata Obama, nëse Kremlini ndihmon amerikanët në betejën kundër terroristëve.

Në mesazhin e Vitit të Ri, Putin uroi Trump dhe shprehu shpresë dy vendet e tyre do të jenë në gjendje për të “ndërvepruar mes tyre në arenën ndërkombëtare në një nivel tërësisht të ri.”

“Sfidat më të mëdha globale dhe rajonale me të cilat vendet tona janë përballur në vitet e fundit konfirmojnë qartësisht se marrëdhëniet Rusi-SHBA janë një faktor i rëndësishëm në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në botën moderne”, ka thënë Putin.

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov këtë javë bëri thirrje për “rivendosjen e marrëdhënieve të natyrshme” midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nën administrimin e Trump.

“Pas marrëdhënieve të vështira që kishim nën qeverisjen e Barack Obamas, Presidenti Putin është i gatshëm të përmbushë interesat e sigurisë dhe stabilitetit global,” tha Lavrov.

Fletë e re

Tensionet e krijuara mes SHBA dhe Rusisë janë në shkallën më të lartë ndër vite, pasi administrata e Obamas akuzoi Kremlinin për ndërhyrje në zgjedhjet e 2016, për vendosjen e sanksioneve dhe nxjerrjen e diplomatëve.

Trump është akuzuar nga kritikët e tij se është shumë i afërt me Rusinë. Ai dhe Obama u informuan mbi një dosje të paverifikuar që përmban akuza se operativët rusë posedonin informacion komprometues mbi Trump.

Rreth 4.000 ushtarë amerikanë janë zhvendosur në Evropën Lindore, si pjesë e alternuar e trupave që Pentagoni tha se kanë për qëllim për të forcuar lidhjet me aleatët e NATO-s dhe për t’i dërguar një mesazh Rusisë.

Kështu që ekziston mundësia e madhe që Trump të përmirësojë marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Kremlinit, siç e ka shprehur dhe ai vetë dëshirën për ta bërë.

Këtë javë megjithatë, kryeministrja britanik Theresa May këshilloi të bëhej në punët me Rusinë, gjë e bërë kjo përpara takimit të saj të premten me Trump.

“Me presidentin Putin, këshilla ime është që të angazhohemi, por të bëjmë kujdes. Ne duhet të angazhohemi në punët me Rusinë nga një pozicion force dhe për të ndërtuar marrëdhënie, sisteme dhe procese që ndërtojnë bashkëpunim dhe jo konflikt”, tha ajo./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *