Home / Kryesoret / Bogoevski: Mandati i PSP-së mund të vazhdohet edhe pa VMRO-DPMNE-në
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 09:39:04Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Bogoevski: Mandati i PSP-së mund të vazhdohet edhe pa VMRO-DPMNE-në

Aktivisti i “Revolucionit Laraman” njëherit deputet nga radhët e LSDM-së, Pavle Bogoevski, në profilin e tij në Facebook ka komentuar mandatin për formimin e Qeverisë nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe mundësinë e vazhdimit të mandatit të PSP-së.

‘Por, sado që ta vështirëzojnë, nëse nga të tjerët ka një vullnet të vërtetë, mandati PSP mund të vazhdohet edhe pa marrë parasysh zhytjen e familjes në baltë:

20 deputetë mund të kërkojnë thirrjen e seancës së Kuvendit.

61 deputetë mund të zgjedhin Kryetarin e ri të Parlamentit i cili nuk do të jetë Trajko, as DPMNE.

1 deputet mund t’i kërkojë Kryetarit të ri për të caktuar një seancë për vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe ndryshimin e ligjeve për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ‘pëshpëritësve’.

61 deputetë mund të vazhdojnë mandatin dhe të miratojnë ndryshime legjislative.

Gruevski lirisht mund të përqafojë mandatin këto njëzet ditë, për shkak se asnjëherë më përsëri nuk do të shoh një gjë të tillë’, shkruan Bogoevski ndër të tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *