Home / Lajme / Maqedoni / Bora dhe acari bllokojnë fshatrat shqiptare të malësisë së Shkupit

Bora dhe acari bllokojnë fshatrat shqiptare të malësisë së Shkupit

Edhe 5 ditë pas reshjeve të fundit të borës, vazhdon te ketë ende vendbanime të izoluara.
Pa xhip dhe zinxhirë është e pamundur që të arrihet në fshatin Majancë të Shkupit. Banorët thonë se janë të revoltuar ndaj institucioneve kompetente, pasi deri më tani askush nuk ka ardhur t’i vizitojë e as t’ua pastrojë rrugën.
Vetëm një pjesë e vogël e rrugës për në Majancë është pastruar nga bora, ndërsa pjesa tjetër apo vendet më kritike janë të mbuluara me shtresë të trashë të akullit dhe vozitja drejt këtij fshati është e rrezikshme. Banorët të cilët e kanë patjetër të largohen nga Majanca, ecin në këmbë disa kilometra që të arrijnë deri në Haraçinë.Përveç këtij fshati ndihmë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë kërkuar edhe nga fshati Gurgurnicë i Tetovës, nga Tanusha, disa fshatra nga Lazaropolja, ndërsa ndërhyrje ka pasur në Likovë dhe Goshincë të Kumanovës, më saktë në pjesën kufitare me Kosovën, njofton Alsat.
Për shkak të kompetencave të pakufizuara se kush duhet të pastrojë borën, fshatrat Brezë, Malinë dhe Tanushë edhe më tej mbeten të bllokuar.
Ekrem Zendeli ,zv. drejtor i DMSH-së këshilloi qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin udhëtimin nëse nuk është domosdoshmërisht, sidomos nëpër pjesët malore. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *