Home / Showbiz / Brad Pitt harron Angelina Jolie-n. Nis lidhjen me aktoren e njohur amerikane (FOTO)
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 08:48:29Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com"

Brad Pitt harron Angelina Jolie-n. Nis lidhjen me aktoren e njohur amerikane (FOTO)

Duket se Angelina Jolie është zëvendësuar, madje shpejt dhe mirë. Brad Pitt duket se është në një marrëdhënie me Kate Hudson.

Zërat vijnë nga Australia, ku thuhet gjithashtu se vajza e “Goldie Hawn” mund të jetë shtatzënë. Duket se kanë qenë miq të aktores 37-vjeçare, që kanë përhapur lajmin e lidhjes së re të Hudson, që ka qenë “single” që nga fundi i historisë së saj me Matt Bellamy, ndërkohë që edhe Pitt u shndërrua në beqarin më të lakmuar pas ndarjes me Jolie.

Pitt dhe Hudson kanë marrë pjesë në festën që ka pasuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, dhe ata më thashethemexhinjtë thonë se Kate kishte veshur një fustan magjepsës, pikërisht për të tërhequr vëmendjen e Brad Pitt.

Ata nuk janë fiksuar asgjëkundi bashkë, por ka nga ata që pretendojnë se, për t’u larguar nga festa kanë përdorur të njëjtën makinë. Më herët është larguar Brad Pitt dhe më pas shoferi është kthyer për të marrë Kate Hudson.

Nëse historia mes tyre do të konfirmohet, do të ishte një dëshirë e bërë realitet, pasi kohë më parë, në një intervistë në radio, Kate do të thoshte se ëndërronte një djalë si Brad Pitt.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *