Home / Lajme / Rajon / Brezovicë, orteku i merr jetën skiatorit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 17:55:47Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Brezovicë, orteku i merr jetën skiatorit

Një person ka humbur jetën në Brezovicë, në Kosovë, si pasojë e një orteku, i cili e ka nxjerrë atë jashtë pistës së skimit. Lajmin e ka konfirmuar, Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Skitarëve të Kosovës, i cili tha se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ishin katër persona në pistë, tre prej të cilëve kanë mundur të dalin prej saj, kurse personi i katërt është rrëmbyer nga orteku.

Zëdhënës rajonal i policisë në komunën e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar po ashtu se një person kishte rënë në humnerë si pasojë e ortekut.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *