Home / Lajme / Rajon / Bushati thirrje për negociata: 2017 nisi ters, kërcënimet e Beogradit nuk çojnë asgjëkundi
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-16 09:00:37Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Bushati thirrje për negociata: 2017 nisi ters, kërcënimet e Beogradit nuk çojnë asgjëkundi

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me deklarata dhe qëndrimet më të fundit nga ana e krerëve të Serbisë.

Ministri Bushati thotë se kjo retorikë nuk çon asgjëkundi dhe se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë vetëm përmes dialogut.

“”2017 nisi ters për Europën Juglindore. Fantazitë e egra të liderëve luftënxitës të Serbisë irrituan njësoj Europën, shqiptarët dhe serbët. Në përvjetorin e masakrës së kryer nga Serbia në Raçak, Kosovë, kjo mbrojtje e agresionit është e papërgjegjshme dhe e turpshme. Tonet e larta të pajustifikuara duhet të ulen e të qetëson dhe arsyeja duhet të mbizotërojë. Kërcënimet dhe retorika nxitëse e liderëve të Serbisë nuk çojnë asgjëkundi”, deklaron ministri Bushati.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *