Home / Shëndeti / Çfarë ndodh me trupin kur temperaturat janë shumë të ulëta?

Çfarë ndodh me trupin kur temperaturat janë shumë të ulëta?

Organizmi lodhet për t’u përshtatur shumë shpejt me kohën dhe kjo gjë shpesh është një problem për shumë persona.

 Reagimi i parë i trupit ndaj të ftohtit është ngushtimi i enëve të gjakut, sidomos në zonat periferike: duart dhe këmbët e ngrira janë tipike.
Ky proces ndodh derisa zonat dhe organet më të rëndësishme të tilla si zemra, mëlçia etj., të mbahen të ngrohta. Temperaturat shumë të ulëta ndikojnë në ndryshimin e metabolizmit.
Ndodh që kur trupi është i ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta në kohë të ndryshme, i gjithë sistemi i trupit ngadalësohet dhe hyn në një lloj gjendjeje mbrojtjeje: një stres termik që lë aktiv vetëm sistemet më jetësore si për shembull trurin.

Në këto kushte vuajnë edhe qelizat e trupit. Ato që përfitojnë nga temperaturat e ulëta duket të jenë qelizat kanceroze, apo tumorale, që në një studim te një model kafshe të udhëhequr nga hulumtuesit e Roswell Park Cancer Institute (SHBA) dhe i botuar në PNAS (Proceedings of the National Academy of Sciences), është treguar se ato rriten dhe përhapen shumë. Doktoresha Elizabet Repaski dhe kolegët e saj kanë zbuluar se te minjtë që jetojnë në një mjedis relativisht të ftohtë për ta (rreth 22 gradë Celsius) kanë parë se tumoret rriten më shpejt dhe në mënyrë më agresive në krahasim me minjtë të cilët jetojnë në një temperaturë më të lartë (rreth 30 gradë Celsius).

Ndërkohë ekspozimi në një ambient shumë të ftohtë nxit zhvillimin e disa llojeve të tumoreve duke përfshirë edhe ato të gjirit, zorrës së trashë, lëkurës dhe pankreasit. Gjatë studimit, studiuesit vërejtën se minjtë që qëndronin në një mjedis me temperaturë të lartë dhe ata të cilët mbaheshin në një ambient të ftohtë, numrin e qelizave T të sistemit imunitar e kishin identik. Megjithatë, ajo që ndryshonte ishte veprimi antikancer i qelizave T: te minjtë që mbaheshin në një temperaturë të lartë, këto ishin më të shpejta dhe aktive ndaj sulmit të tumorit, dhe sekretonin më shumë substanca antikancer. Ndryshe nga ajo që ndodhte te minjtë që mbaheshin në të ftohtë. Kjo tregon se i ftohti është në gjendje të modifikojë reagimin e trupit në praninë e qelizave tumorale.

Sipas studiuesve, ky zbulim është shumë i rëndësishëm qoftë për hulumtimet mbi kancerin që përdorën modele të kafshëve, ashtu edhe për trajtimin e njerëzve me kancer, sepse është konstatuar se ata që janë me këtë sëmundje, priren të vuajnë më shumë nga të ftohtët dhe kështu preferojnë temperatura të larta: ky mund të jetë një reagim i trupit që kërkon një temperaturë më të lartë për të sulmuar më mirë qelizat e kancerit. Por jo vetëm kaq, pasi në studimet e mëparshme është treguar, për shembull se si një ndryshim i temperaturës së trupit (rritja e gradëve, të tilla si temperatura e lehtë) mund të rrisë efektet e terapisë rrezatuese kundër kancerit.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *