Home / Lajme / Rajon / Çfarë po ndodh? Tanke e makina të blinduara serbe i afrohen kufirit të Kosovës

Çfarë po ndodh? Tanke e makina të blinduara serbe i afrohen kufirit të Kosovës

Tanke të ushtrisë serbe dhe disa automjete të blinduara janë parë filmuar gjatë ditës së sotme teksa lëviznin në autostradën Nish-Beograd, në Serbi.
Qytetarët raportojnë se të gjitha këto mjete të ushtrisë janë nisur drejt kufirit me Kosovën.

“Autostrada Nish-Beograd. Mjete të ushtrisë serbe duke ikur drejt kufiritKosovës. Me qindra automjete si këto i kemi parë gjatë gjithë rrugës. Njofto shqiptarët e Kosovës se i hongri dreqi edhe ni herë”, shkruan një dëshmitar, transmeton “JOQ”.

Kujtojmë se pardje një tren në të cilin shkruhej “Kosova është Serbi” u nis në drejtim të kufiritKosovës, por u ndalua pa hyrë ende shtetin kosovar nga ana e forcave ROSU.

Treni është ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarë dhe politikanë, madje ndërkombëtarët e kanë cilësuar si një provokim mjaft të rëndë nga ana e Serbisë. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *