Home / Shëndeti / Cili është më i rrezikshëm për shëndetin, qëndrimi ulur apo në këmbë?

Cili është më i rrezikshëm për shëndetin, qëndrimi ulur apo në këmbë?

Secili prej nesh pjesën më të madhe të ditës e kalon ulur në karrige. Tetë orë në ditë i kalojmë në zyrë, ulur para kompjuterit, pastaj, edhe kur kthehemi në shtëpi, udhëtojmë me makinë ose autobus dhe sërish jemi të ulur.

 Edhe kur shkojmë në shtëpi, dalim për një drekë apo kur duam të informohemi për të rejat e fundit, përsëri rrimë ulur, para kompjuterit ose me telefon në dorë, duke eksploruar faqe të ndryshme interneti.
Statistikat tregojnë se disa prej nesh qëndrojnë ulur mesatarisht dhjetë orë në ditë.

Por cilat janë pasojat e të qëndruarit ulur për një kohë kaq të gjatë?

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore, si: kërrusje, humbje të elasticitetit apo dhimbje të kyçeve dhe
të shpinës, tension të lartë, sëmundje kardiovaskulare, obezitet, diabet të Tipit 2 dhe një rrezik më të madh për t’u prekur nga kanceri. Kërkimet për jetën sedentare kanë treguar se qëndrimi ulur ishte shkaku i rreth 90 % të rasteve të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *