Home / Kryesoret / « Click Plus » Ali Ahmeti: BDI analizon katër opcione për qeverisjen e ardhëshme, opcioni i pestë zgjedhjet e reja
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 22:07:52Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« Click Plus » Ali Ahmeti: BDI analizon katër opcione për qeverisjen e ardhëshme, opcioni i pestë zgjedhjet e reja

I ftuar sonte në emisionin Click Plus në Tv21 ka qenë lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti, informon Zhurnal ndërsa mes tjerave Ahmeti ka diskutuar mbi të gjitha mundësitë dhe opcionet e qeverisjes së ardhëshme se si do të vendosë BDI të shkojë në qeveri.

Sipas Ahmetit temat që tangojnë opinionin duan një qasje më të kujdesshme.

“Këto janë tema që duan një qasje shumë më të qetë dhe qasje me një kujdes shumë më të madh, ka zhvillime shumë interesante në Maqedoni në të dyja kampet ka pasur fushata interesante tek të gjithë, për fat të keq në kampin shqiptarë u vërtetua që parcializimi i votave është në dëm të shqiptarëve dhe me dhimbje e them edhe sot dhe uroj që këto zgjedhje të jenë mësim në të ardhmen për shqiptarët sepse në Maqedoni akoma nuk janë krijuar premisa dhe kushte standarde për të pasur parti politike të quajmë me programe qytetare ku komunitete do jenë të barabartë, unë nuk e di se sa e ka përshkruar LSDM në platformat e tyre programore në agjendën e partisë të cilën e përfaqëson Zaevi, për mua e besueshme është nëse dilet me program të shkruar sepse fjalët i merr era, unë besoj në akte që e shoh në letër nuk është cështja këtu s ai besojmë njëri tjetrit sepse sa kemi dhënë prova, në një agjende të shkruar dhe vulosur nga organet e partisë, përsëri nuk bëhem avokat i asnjërit unë besoj në atë që është e shkruar dhe nuk besoj në atë që është e folur për politika ditore unë i njoh të dy palët për të qenë i sinqertë me gjithë nuk kanë dalluar fare kur është bërë e trajtuar për avancim të cështjes shqiptare gjërat që janë bërë deri më tani duhet përshëndetur dhe unë asnjëherë nuk pendohem për këto 15 vite punën që ka bërë BDI dhe partitë politike shqiptare dhe gjithcka që është bërë burimin e ka pasur tek marrëveshja e Ohrit dhe palët kanë pasur detyrim ndaj kësaj marrëveshje në mes të dy komuniteteve, 15 vite nuk është pak por një marrëveshje e tillë e përpiluar në kohë lufte edhe optimistët më të mëdhej e dinë që marrëveshjet kanë vështirësi në zbatim, ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak se vet marrëveshja që e përcakton përdorimin e gjuhës shqipe dhe kjo reflekton në kushtetutë”, thekson kështu Ahmeti në intervistën e tij ndërkohë që në anën tjetër lidhur me retorikën e Gruevskit ai përgjigjet:

“Thënia e Gruevskit është shfrytëzuar për politikë dhe ne mendoj se duhet të jemi racional se e kaluara jo shumë e largët ka treguar që me nxitje me fushata komuniteti kundër komunitetit të ushqejnë me fraza nacionaliste e kaluara na tregon se është e dhimbshme dhe me pasoja”, thotë kështu lideri i BDI-së, kurse sqarohet edhe lidhur me atë se si do të shkojë BDI në qeverisje.

“Për fat të keq a të mirë unë këtë nuk mund të definoj tani edhe pse mendoj se nuk është mirë në bazë të gjitha anketimeve që bëhen komuniteti maqedonas mua jo që nuk më don por më urrenë, një nga politikanët e vendit në 2002 më tha shumë hapur a e dini ju që maqedonasit ju urrejnë? Thash mbase ka mundësi por nuk jam fajtor se ishin politikat e vendit më detyruan të braktis vendin tim dhe unë nuk kam dashur të jetoj diku larg se ky është vendi ynë, por një ta dish se maqedonët nuk do ta harojnë këtë të 2001 se na keni përdhos dinjitetin, thash ti a ke reflektu, tha unë kam reflektuar dhe tash po kthehem te Gruevski, e vërtetë që ka pasur vështirësi që të dy sepse unë e di që mua nuk më adhuron shoqëria maqedone, e di se nuk janë të kënaqur nga BDI që drejtues të lartë të UCK janë në funksione të larta shtetërore, është një cështje që duhet analizuar mirë menduar sepse kemi të bëjmë, aq lehtë e keni të bëni pyetje jo me aq lehtësi mund të meret një vendim që ka të bëj me të ardhmen e vendit me procese tepër të rëndësishme për shtetin dhe rajonin dhe të kërkohet nga unë pikërisht këtu është përgjegjësia më e lartë që ne duhet të bëjmë qasje nga më seriozet sepse gjërat duhet parë me racionalitet e jo me eufori e folklorizëm, ne kemi bërë një marrëveshje të mirë të konsultuar me forcat politike në vend, BDI është duke analizuar të gjitha rrethanat mandatin e ka marë Gruevski prej sot deri më 29 janar ai ka hapësirë për të menduar dhe BDI për të analizuar rrethanat pa paragjykime, ne do fillojmë të bisedojmë me partinë e parë që ka mar mandatin të gjtha ato zëra i hedh poshtë janë të pa arsyeshëm se nuk ka pasur takim zyrtar me asnjërën, negociatat për cështje madhore i bën kryetari i BDI dhe askush tjetër këtë e garanton statuti dhe ka vendos kongresi. Para se të takohem duhet që analiza që është në përfundim duhet të finalizohet se në cfarë drejtim do mbajë BDI, me VMRO apo LSDM apo qeveri teknike apo do merr vendim për të qëndruar në opozitë, të gjitha opcionet janë të hapura, në BDI deri më tani dominon arsyeja se duhet parë situata drejt e në sy se ne kemi paguar kosto me të drejtë apo pa të drejtë koha do e arsyetojë, në tavolinë janë vendosur nëse shkojmë në koalicion me njërin apo tjetrin kush do jenë parimet kryesore do të thotë flitet për parime dhe jo për kushtëzime flitet për domosdoshmëri, ta zëmë barazia gjuhësore si është në marrëveshjen e partive politike është domosdoshmëri dhe moment për të mbyllur kapitulli i MO dhe gjërat tjera që pasojnë janë të dobishme për gjithë vendin”, sqaron mes tjerave Ali Ahmeti.

Ai në këtë intervistë bën thirje që partitë maqedonase që të vënë në rend të parë interesat shtetërore duke mos bërë thirje nacionaliste.

“Jam ulur dhe jam dakorduar bashkë me ndërkombëtarët që të përmbyllim marrëveshjen dhe mos i merni gjërat me lehtësi sepse mbi të gjitha unë apeloj tek partitë maqedone që të vënë interesat e shtetit dhe të komunitetit, interes i shtetit është që vendi të ketë stabilizim dhe mos kontribojnë që gjërat të dalin jashtë kontrollit dhe të ketë krizë më të thellë, jo kjo krizë në ta përmbysë të gjithëve por gjërat duhet vënë në rend të ditës, nuk kemi aq situata të lakmueshme jo shumë larg nesh kur kam thënë para 3 vitesh që Ukraina nuk është larg neve por gjërat na afrohen në kufi, gjërat ndryshojnë me shpejtësi maramendëse, stabilitet e paqe mes komuniteteve jo me deklarata nacionaliste sa më larg tyre sepse revanshizmi prodhon revanshizëm, nuk do më ketë askush partner që të nxis e të vënë zjrr shtetit duke fut komunitetet vendi nuk ka shkuar keq por vendi përballet me disa probleme që duhet zgjidhur, për momentin loja e shahut është e hapur, BDI në lojë ka koalicionin pse me VMRO pse jo, pse me LSDM pse jo, qeveri të zgjeruar dhe pse jo, opcionin të qenurit opozitë dhe këto cështje janë duke u diskutuar në nivelet më të larta në partisë, edhe zgjedhjet janë si mundësi, në fund do vendoset për një opcion, do bëjmë konsulta me elektoratin do ulemi dhe temat do i vendosim në tavolinë që nga nesër do fillojmë, me rëndësi me popullin tim të flas, nuk dua të paragjykoj, unë do dëgjoj zërin e atyre që më kanë dëgjuar por edhe ata votues që të tejkalojmë dallimet dhe t`i përbashkojmë gjërat e dobishme për shqiptarët, nëse arrihet barazia shqiptarët janë të fituar duhet parë aty ku është bërë padrejtësi, nuk e di pse i kanë frikësuar maqedonet me këtë platformë apsolut nuk është pamflet për frikësim por afirmim të vlerave në qoftë se ne angazhohemi për shtet ligjor përfitojnë të gjithë, këto janë standarde përfituese”, kështu deklaroi Ahmeti në intervistë mes tjerave, ndërsa sa i përket platformës ai shtoi se barazia është e nevojshme dhe e mirë për të gjithë.

“Nuk më pëlqen situata që krijohet se shqiptarët që kanë vendosur këto janë të nevojshme gjëra, derisa nuk jemi ulur të flasim me palët, unë mendoj se për asnjë parti maqedone të keqe nuk ka, platforma tregon se barazia gjuhësore është obligim kushtetutes nga MO dhe i garantuar nga ndërkombëtarët ky dokument duhet përmbyllur se është obligim kushtetutes kush do jetë kundërshtimi i palës tjetër se nuk ka arsye të kundërshtojë zhvillimi i barabartë, le të dijë dhe opinioni se edhe unë kam hall të madh se nuk mund të vendos aq lehtë për cështje të mëdha, nuk është dobësi që unë i drejtohem popullit, edhe BDI ka bërë gabime dhe e ka gjobitur elektorati edhe unë kam pjesë të fajit, BDI sigurisht ka qenë shënjestër me të qenurit në pushtet nuk dua të bëhem viktimë por nuk dua të viktimizohem por dua t`i them gjërat se jemi shënjestëruar dhe në momente qoftë nga mediat, nuk mund të pranojmë asnjë gjyq pa fakte dhe argumente, njerëzit janë në burg dhe ne kërkojmë që e vërteta të del në shesh, për PPS duhet forcat politike që e kanë nënshkruar dhe ta ndryshojnë, nuk mendoj se marrëveshja ka vdekur dhe duhet të mbrohet nga të gjithë që e kanë nënshkruar dhe të zbatohet se është e rëndësishme, do të provojmë a prodhuan zgjidhje apo jo”, thotë për fund lideri i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën e tij për Click Plus, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *