Home / Lajme / Maqedoni / Davidoviq dhe Dimovski për Tv21: MPB dhe DSK pengojnë PSP-në
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 11:38:30Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Davidoviq dhe Dimovski për Tv21: MPB dhe DSK pengojnë PSP-në

Ministria e punëve të brendshme dhe drejtoria për sigurim dhe kundërzbulim janë institucione të cilat për momentin krijojnë pengesa për Prokurorinë speciale publike, thonë për Tv 21 pjesë e njohësve të çështjeve juridike me të cilat nuk i deklasifikojnë informatat të cilat PSP i jep si dëshmi në rastin “Fortesa 2”. DSK dhe MPB e pengojnë rrugën deri te drejtësia, vërtetojnë avokati Zvonko Davidoviq dhe gazetari Sashe Dimovski, transmeton Zhurnal.

“Në njërën lëndë nuk janë dëshmi vetëm informata të klasifikuara por ka dhe dëshmi tjera të cilat së bashku me ato të klasifikuarat do tua japin fotografinë. Gjykata ka të drejtë të kryejë inspektim në ato dëshmi dhe të vlerësojë se a është ajo diçka që dëshmon apo jo vërtetimi i prokurorisë. Kërkesa e Gjykatës, PSP tap yes DSK-në a mundet të përdorë diçka dhe a është diçka dëshmi është e turpshme. Gjyqi është i vetmi i cili verëson çka është dëshmi në procesin gjyqësor”, deklaroi avokati Zvonko Davidoviq.

Gazetari Dimovski i cili me vite e përcjell punën në çështjet ligjore, ky është rasti i parë në histori të gjykatës maqedonase një institucion e cila i ka shënuar informatat si të besueshme, të mos të dëshirojë ti deklasifikojë, gjë që e pengon drejtësinë.

“Kjo është fillimi i një sistemi për të cilin seriozisht patjetër të vihet një kontrollë mbi punën e DSK-së dhe MPB-së, në përgjithësi mbi MPB-në, përshkak se dikush qëllimisht dëshiron ta pengoj ligjin. Mu ky fakt që mbrëmë u bindën tre orë, tregon që dikush më herët ka menduar një kuadër ligjor se si ato fakte të mos mundet të përdoren… vetëm duhet të ekziston vullnet, a duam të udhëheqim këtë proces, ose DSK të vendos dorë të thotë jo, punëtorët e mi nuk do të ndiqen, kjo është çështja kyçe”, konsideron Dimovski.

Edhe Davidoviq dhe Dimovski janë në të njejtën vijë me qëndrimin se gjykimi mund të sillet dhe mbi bazën e informatave të besueshme derisa ekziston vullnet në Gjyq. Sikurse edhe në raste tjera të mëparshme, në momentin e shfaqjes së gjykimit, nuk do të shfaqen informatat e besueshme të cilat janë marë si dëshmi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *