Home / Lajme / Rajon / Debatoi me nxënësit – Deklaratat pro ISIS, arrestohet ish-mësuesja e Medresesë së Shkodrës

Debatoi me nxënësit – Deklaratat pro ISIS, arrestohet ish-mësuesja e Medresesë së Shkodrës

Ish-mësuesja e Medresesë së Shkodrës, “Haxhi Sheh Shamia” është arrestuar nga drejtoria e antiterrorist në Policinë e Shtetit për nxitjes të urrejtjes.

Me anë të një deklarate, policia thekson se Emine Alushi, 39-vjeçe, banuese në Shkodër me profesion mësuese e Teologjisë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

“Ngjarja është bërë publike ditën e djeshme gjatë transmetimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”, ku shtetasja në fjalë gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.

Në deklarimet e marra drejtuesve të shkollës në fjalë, si dhe nga deklarimet e marra vetë shtetases, provohet se është ajo në videon e shfaqur në emisionin “Stop”. Në vijim janë kryer veprimet e tjera proceduriale, duke sekuestruar videon dhe transkriptin e bisedës së zhvilluar në klasë, ku dëgjohen qartë pohimet e kundraligjshme”, informon policia.

Policia e Shtetit dhe strukturat e specializuara të Antiterrorit po vazhdojnë punën për hetimin e shtetases në fjalë apo bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *