Home / Lajme / Maqedoni / DËBORA / Maqedoni, ja sa janë gjobat nëse nuk pajiseni me zinxhirë

DËBORA / Maqedoni, ja sa janë gjobat nëse nuk pajiseni me zinxhirë

Stuhitë e dëborës dhe ngricat të cilat kanë mbuluar rrugët e Maqedonisë, janë bërë burim aksidentesh.

Autoritetet maqedonase i kanë bërë apel qytetarëve që të shmangin levizjet me automjete dhe i ka bërë thirrje që të pajisen me zinxhirë dhe pajisjet e tjera dimërore.

 Por, në rast se nuk i respektoni rregullat për përdorim dhe mbajtje të pajisjes dimëroreautomjete, të cilët janë paraparë në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, do të përballeni me gjoba që vijojnë deri në 45 euro, por mund të humbisni edhe patentën për një periudhë të caktuar kohore sipas dispozitave ligjore.
Detyrimi për mbajtje të pajisjeve dimërore nëpër automjete filloi të vlejë nga 15 nëntori i vitit 2016, ndërsa do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2017. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *