Home / Lajme / Maqedoni / Delegacioni i ARM-së në Samitin e automjeteve të blinduara në Londër

Delegacioni i ARM-së në Samitin e automjeteve të blinduara në Londër

Një delegacion i Armatës së Republikës së Maqedonisë po merr pjesë në Samitin e automjeteve të blinduara, i cili prej 23 deri më 26 të këtij muaji po mbahet në Londër, njoftoi ARM-ja.

Shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski në fjalimin e vet në panel-diskutimin me temë “Sfidat me të cilat përballen komandantët  forcave tokësore, sot dhe nesër, në tërë spektrin e mjedisit”, foli për shqyrtimet e ndomosdoshmërisë së adaptimit të konceptit të veprimit të forcave të armatosura në mënyrë adekuate ndaj formave ekzistuese të kërcënimit.

Në këtë panel-diskutim folën edhe komandanti i forcave tokësore të Armatës së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe komandanti i Divizionit jug-lindor multinacional të NATO-s.

Në Samitin e 17-të marrin pjesë rreth 500 përfaqësues profesionistë të organizatave qeveritare, të armatave dhe organizatave prodhuese nga kjo sferë, ndërsa në panel-diskutimet e tjera do të flasin edhe komandantët e korpusit të marinës dhe komanda për stërvitje dhe doktrina e Armatës së SHBA-së, forcave tokësore të armatosura të italisë, si dhe udhëheqës të tjerë të lartë nga disa armata.

Samiti, siç është cekur në kumtesë, si takimi më i madh vjetor nga kjo sferë në përmasa botërore, paraqet mundësi të vetme, posaçërisht për armatat më të vogla, si Armata e Republikës sl Maqedonisë për shqyrtim të njohurive të përfituara, ideve dhe përvojave nga sfera ushtarake, por edhe prëfitim i lidhjeve të dobishme të ndërsjella dhe afirmim të qëndrimeve, mundësive dhe aktiviteteve të armatave dhe vendeve të veta.

Gjenerali Veliçkovski në margjina të Samitit realizoi takim me gjeneralin Majkëll Dubi, ish-komandant i gardës nacionale të Vermontit, SHBA, me të cilën Armata e Republikës së Maqedonisë ka relacione partneriteti.

Gjatë dy ditëve në vijim vizituesit do të kenë mundësi t’i ndjekin dhe të njihen me arritjet e fundit inovative në këtë komponentë të rëndësishme tokësore në strukturat e armatës.

Armata e Republikës së Maqedonisë, siç është cekur në kumtesë. për herë të parë me përfaqësues të vet, me ftesë nga organizuesi, po merr pjesë në mënyrë të barabartë dhe nën emrin kushtetues në një manifestim të këtillë të specializuar botëror./MIA/

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *