Home / Lajme / Maqedoni / Demiri : Gruevski në Kosovë nuk njeh askend, intervistën për Buzhalën e ka bërë me ndërmjetësim të BDI-së
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-20 09:56:56Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Demiri : Gruevski në Kosovë nuk njeh askend, intervistën për Buzhalën e ka bërë me ndërmjetësim të BDI-së

Analisti dhe ish diplomati Alajdin Demiri në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka deklaruar se intervista e fundit e ish kryeministrit Gruevski për mediumin kosovarë “GazetaExpress” është për ta ulur mllefin e shqiptarëve për një koalicionim të mundshëm mes VMRO-së dhe BDI-së.

Ai thotë se kjo intervistë për këtë medium kosovarë është bërë me ndërmjetësim nga Maqedonia sepse Gruesvki ka anashkaluan mediat shqiptare në Maqedoni dhe këtë intervistë ka bërë për një medium shqiptar në Kosovë me të vetmin qëllim për ta amortuzuar mllefin dhe paknaqësitë e shqiptarëve ndaj tij.

Demiri madje  thotë se Gruevski nuk njeh askend në Kosovë dhe ky ndërmjetësim është bërë në mënyrë direkte nga BDI që ai të realizon këtë intervistë në Kosovë.

“Qëndrimi i Gruevskit ndaj mediave është i njohur. Ai komunikon vetëm me mediumet e veta, mediumet tjera nuk i trajton sepse nuk i ka nën kontrollë. Intervista e dhënë për Berat Buzhalën është një intervistë e momentit. Në këtë moment ai ka nevojë që të afrohet ose të krijojë një pakt për arsye të koalicionimit më të afërt me Aliun dhe këtë e shoh si një presion ndaj Aliut që të bëj një koalicion, në të kundërtën përralla e Gruevskit përfundon dhe ai është i vetëdijshëm për këtë çështje. Gjithsesi se për këtë intevistë ka pasur ndërmjetësim për arsye se Gruevski në Kosovë nuk njeh askend. Mendoj se këtë ndërmjetësim e ka bërë dikush nga rradhët e BDI-së”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri.

Nga ana tjetër  edhe analisti tjetër politik, Xhelal Neziri në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo intervistë e Gruevskit për Express ka qenë e porositur vetëm për ta mashtruar opinionin e gjërë shqiptarë në Maqedoni. Sipas tij kjo intervistë ka qenë e përgatitur nga partia apo ndonjë subjekt tjetër.

“Intervista si zhanër gazetaresk po del se paska disa nën-lloje, të cilat po promovohen së fundmi nga mediat fitimprurëse jogazetareske:
1. Intervistë me pyetje të porositura – gazetari vetëm formalisht i parashtron pyetjet
2. Intervistë e shpikur – media nuk e ka bërë bisedën me të intervistuarin, por sa për lexueshmëri e shpik një të tille me përgjigje të imagjinuara
3. Intervistë me penalti – të gjitha pyetjet kanë qëllim të nxjerrin penalti për të intervistuarin, që të shënojë politikisht
4. Autointervistë – e përgatitur nga partia (ose subjekt tjetër) ku i intervistuari është edhe intervistues.
Të gjithë këto intervista paguhen mirë dhe, në fakt, janë propagandë apo marketing i kamufluar si produkt gazetaresk për të manipuluar opinionin”
, ka shkruar Neziri në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, GazetaExpress e ka realizuar një intervistë ekskluzive me kryetarin e partisë më të madhe maqedonase VMRO – DPMNE, Nikola Gruevski, i cili është kandidat për kryeministër si dhe fitues i zgjedhjeve në Maqedoni në 10 vitet e fundit.

Në këtë intervistë të gjatë Gruevski ka folur për raportet e tij me shqiptarët e Maqedonisë, me partitë shqiptare atje, për raportet me Kosovën, për vendimin për ta njohur pavarësinë e saj, për reagimet e Serbisë, për rolin e George Soros-it në shoqërinë civile dhe media në Maqedoni, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, për negociatat për formimin e Qeverisë së re dhe tema tjera. Kjo është intervista e tij e parë për një medium shqiptar, në dhjetë vitet e fundit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *