Home / Lajme / Botë / Dënohet kameramania që shqelmoi refugjatët
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-13 10:43:56Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com{

Dënohet kameramania që shqelmoi refugjatët

Një kameramane hungareze e cila nxiti zemërim botëror pasi u filmua duke shqelmuar refugjatët në afërsi të kufirit me Serbinë është dënuar me tre vjet me kusht për sjellje të çrregullt.

Petra Laszlo, me lot në sy ka thënë se do të apelojë vendimin.

“E gjitha ndodhi brenda dy sekondave”, ka thënë ajo, duke shtuar që kishte vepruar e nxitur nga paniku dhe ndihej nën sulm. “Të gjithë po bërtisnin, ishte shumë e frikshme”.

Incidenti që ndodhi në shtator të vitit 2015, qarkulloi në mbarë botën pasi pamjet e veprimeve të saja u hodhën në Facebook.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *