Home / Kuriozitete / Deputeti turk detyrohet të mos e rruajë mjekrën për 9 muaj, arsyeja nuk ju shkon ndërmend (FOTO LAJM)

Deputeti turk detyrohet të mos e rruajë mjekrën për 9 muaj, arsyeja nuk ju shkon ndërmend (FOTO LAJM)

Aytug Atici është deputet i Partisë Popullore Republikane në Turqi, e cila është edhe forca opozitare më e madhe në këtë vend.

Ai ka zgjedhur një formë origjinale të protestës ndaj autoritarizmit në rritje gjatë viteve të fundit në Turqi duke zgjatur mjekrën.

Në fotot e mëparshme të tij ai duket se nuk mban mjekër, por vetëm mustaqe, por gjatë gjashtë muajve të fundit fytyra e tij ka ndryshuar komplet dhe duket se kjo do të vijojë edhe të paktën tre muaj të tjerë, shkruan Albeu.com.

Parlamenti i Turqisë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në vend duke kufizuar një pjesë të mirë të lirive të shtetasve turq duke zgjeruar kompetencat e policisë dhe ushtrisë pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik.

Përballë këtyre kufizimeve, Aytug Atici vendosi të protestojë duke zgjatur mjekrën, por tre muaj më vonë parlamenti turk e zgjati periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme duke e detyruar deputetin ta mbajë mjekrën deri në fund të dhjetorit, përcjell Albeu.com.

“Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ju po injoroni inteligjencën e popullit turk. Sa herë të shihni mjekrën time të kujtoheni se ajo që po bëni është e turpshme, por ju nuk keni turp”., – tha ai gjatë fjalimit të fundit në Parlament, përcjell Hurriyet.

Parlamenti turk vendosi të zgjasë sërish gjendjen e jashtëzakonshme të paktën edhe për tre muaj, ç’ka do ta bëjë deputetin në fjalë të mos e rruajë mjekrën për 9 muaj me radhë. /Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *