Home / Lajme / Botë / Dëshmia drithëruese e të mbijetuarve nga sulmi në Stamboll: U fshehëm brenda frigoriferit (FOTO LAJM)

Dëshmia drithëruese e të mbijetuarve nga sulmi në Stamboll: U fshehëm brenda frigoriferit (FOTO LAJM)

Dëshmitë rrënqethëse të dëshmitarëve të sulmit në natën e ndërrimitviteve në Stamboll, ku humbën jetën 39 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, po vazhdojnë të përlotin botën.

Disa të rinj, të cilët ishin të pranishëm në klubin “Reina” për të festuar natën e ndërrimitviteve, kanë thënë se në momentin e sulmit janë fshehur në frigoriferin gjigant industrial brenda klubitm në mënyrë që t’u shpëtonin 180 plumbave të sulmuesit.

“Ai fshiu gjurmët e gishtave nga kallashnikovi dhe nuk i vuri re, ndërkohë që ndërroi rrobat dhe vuri një kapelë Babagjyshi”, ka thënë një nga dëshmitarët, shkruan “AP”.

“Pasi u ly me gjakun e viktimave të vrarë në kasaphanën e Vitit të Ri, sulmuesi u largua në kuzhinë dhe u përzie me turmën e të mbijetuarve që janë evakuuar”, kanë thënë ata gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet turke.

Ndërkohë, Turqia ka angazhuar me mijëra policë për të gjetur vrasësin e 39 personave, madje ka bllokuar edhe kufirin me Bullgarinë për të shmangur depërtimin e ushtarit të ISIS në vendet europiane. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *