Home / Lajme / Rajon / Detaje nga plagosja e sotme në Prishtinë, i përfshirë edhe vëllai i deputetes Albulena Haxhiu! (Foto/Video)

Detaje nga plagosja e sotme në Prishtinë, i përfshirë edhe vëllai i deputetes Albulena Haxhiu! (Foto/Video)

Mbrëmë në ora 04:00 të mëngjesit ka ndodhur një plagosje në një nga lokalet e kryeqytetit. I plagosuri është Mehdi Shaljani punonjës i lokalit.

 Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se fillimisht një grup i personave janë përplasur me disa persona brenda lokalit.

Madje, sulmuesi ka pasur përplasje edhe me vëllain e deputetes se Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Sulmuesi është nga qyteti i Mitrovicës.

Pas përplasjes me disa persona, sigurimi e ka nxjerrë jashtë lokalit.

Gjithnjë, sipas këtij burimi, sulmuesi edhe pse është nxjerrë jashtë nga lokali nga ana e sigurimit ka pritur jashtë në një veturë e tipit Golf 5 dhe kur sigurimi është larguar nga lokali ka filluar të gjuajë nga jashtë dhe ka hyrë brenda ku e ka plagosur pastruesin.

Aty ka pasur edhe punëtorë tjerë në lokal.

‘Indeksonline’, mëson se personi i arrestuar është Zekirija Braboniqi.

Policia është në kërkim të tre personave tjerë të dyshuar se kanë gjuajtur me kallash.

Hetuesit rajonal lidhur me rastin në fjalë, kanë konfiskuar: automjetin Golf V, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Kosovës për ekzaminim, një revole me gaz si dhe 12 gëzhoja (të AK47), të cilat janë gjetur në automjet.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *