Home / Kryesoret / DHP: Të mërkurën skadon afati i kompanive për dorëzimin e llogarisë përmbledhëse për punëtorët, gjobë prej 3000 euro
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-23 10:59:34Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

DHP: Të mërkurën skadon afati i kompanive për dorëzimin e llogarisë përmbledhëse për punëtorët, gjobë prej 3000 euro

Kompanitë kanë afat deri të mërkurën, respektivisht deri më 25 janar, që punëtorëve të tyre t’u japin llogarinë përmbledhëse për të hyrat e paguara, tatimin personal dhe kontributet.

Nëse nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë kompanitë rrezikojnë gjobë prej 3000 euro, kurse personi përgjegjës do të dënohet me 30% të gjobës, njoftojnë nga Drejtoria e të Hyrave Publike të Maqedonisë.

Një paraqitje e këtillë bëhet nëse në vitin 2016, përveç rrogës ose pensionit, apo të ardhurave nga veprimtaria bujqësore, kanë patur edhe të hyra tjera shtesë nga qiratë, të drejtat autoriale, pronësia industriale, dividenda e paguar, përfitime kapitale nga prona të tundshme dhe të patundshme, të hyra të siguruara përmes internetit, pranim të të hyrave nga jashtë ose ndonjë lloj tjetër të hyrash jashtë rrogës së rregullt ose pensionit.

Te lojrat e fatit, si lotaria, lojra shpërblyese, kuize, dhe të ngjashme, përfitimet e të cilave janë mbi 5000 denarë, duhet patjetër t’i paraqesin në Drejtorinë e të hyrave publike.

Për përfitimet nga kazinotë, bastoret sportive ose klube aparatash nuk jepet paraqitje tatimore, pasi që tatimi në këtë rast paguhet nga bastoret dhe kazinot.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *