Home / Shëndeti / Dieta që lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga hemorroidet

Dieta që lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga hemorroidet

Hemorroidet janë fryrje të enëve të gjakut (venave) në zorrën e trashë. Venat hemorroidale janë të vendosura në zonën më të ulët të zorrës së trashë, vetëm pak mbi anusin.

Nganjëherë ato bymehen dhe fryhen aq shumë, saqë dalin në hapësirën e zorrës, ku kalojnë edhe feçet, dhe shkaktojnë dhimbje të forta.

Prej tyre mund të vuajnë të gjithë, si burrat, ashtu edhe gratë, teksa janë më të shpeshta midis moshës 45 dhe 65 vjeç.

Nuk është se ka të dhëna të qarta, por mendohet se presioni ekstrem i barkut shkakton zgjerimin dhe fryrjen e venave, duke bllokuar rrjedhjen e gjakut nëpër to.

Rritja e presionit mund të shkaktohet nga obeziteti, shtatzania, qëndrimet e gjata në këmbë, ose ulur (me këmbë të varura), lodhja në tualet, kollitja, teshtitja, të vjellat, apo edhe lodhja e madhe në punët fizike. Ushqimi besohet të ketë një rol të rëndësishëm në trajtimin dhe parandalimin e hemorroideve.

Njerëzit që zakonisht përdorin një dietë të lartë me fibra, kanë më pak gjasa për të pasur hemorroide, ndërsa ata që përdorin një dietë të pasur me ushqime të përpunuara janë në rrezik të lartë. Një dietë e varfër me fibra mund të shkaktojë kapsllëk, i cili i acaron shumë hemorroidet.

Ndaj për të lehtësuar këto shqetësime, është e rekomanduar të konsumohen sa më shumë fibra në dietën e përditshme, për të zbutur konsistencën e feçeve. Fibrat janë të pranishme në shumë ushqime, si për shembull: fruta të freskëta dhe të thata, perime dhe drithëra.

Në përgjithësi, rekomandohet të konsumoni 20 deri 30 gram fibra në ditë. Po ashtu duhet shtuar edhe sasia e lëngjeve gjatë ditës (edhe thjesht ujë) për të zbutur konsistencën e feçeve.

Lëngjet duhen shpërndarë gjatë gjithë ditës (shpesh dhe nga pak) për të mos mbingarkuar punën e veshkave, apo situatat e tensionit të lartë.

Ndihmojnë gjithashtu banjat me ujë të vakët për të zvogëluar inflamacionin e hemorroideve.

Ndërkohë që më pas duhet të thaheni mirë ,sepse lagështira acaron lëkurën përreth anusit.

Kujdes, duhet të bëni me përdorimin e barnave laksative (që zakonisht i marrim direkt në farmaci).

Ato vërtet mund ta zgjidhin për momentin konstipacionin, por ato e mësojnë zorrën dembele dhe e thellojnë më vonë konstipacionin.

Prandaj duhet të këshilloheni me mjekun tuaj, i cili bën zgjedhjen e duhur sipas rastit dhe në bazë të ekzaminimeve përkatëse.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *