Home / Lajme / Maqedoni / Diskriminimi i shqiptarëve në Shkup, kreu Trajanovski: GABUAM!
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-26 23:58:05Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Diskriminimi i shqiptarëve në Shkup, kreu Trajanovski: GABUAM!

Kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski ka pranuar se janë bërë lëshime gjatë miratimit të vendimit për ndarjen e linjave mes autobusëve privat dhe atyre të Ndërmarrja Qarkulluese Publike-Shkup, transmeton Fakte. Gjatë seancës së Këshillit të qytetit, Trajanovski pranoi se do të merren në shqyrtim të gjitha ankesat dhe sugjerimet e qytetarëve për të rikthyer sërish në qarkullim autobusët e NQP-së, posaçërisht në linjat 9 dhe 19.

“Janë bërë lëshime, konstatuam se janë bërë lëshime. Më vjen keq që kjo u konstatua pasi transportuesit privat filluan me punë. Gjithashtu më vjen shumë keq përse këtë nuk e konstatuam gjatë dy seancave të kaluara të këshillit kur u miratua orari i vozitjes. Kemi formuar një grup që punon në NQP bashkë me transportuesit privat që në ato linja të qarkullojnë edhe autobusët e NQP-së” deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.

Gjatë debatit, këshilltarët shqiptarë dhe romë thanë se vendimi për heqjen e autobusëve të NQP-së është diskriminues. Ata madje kërkuan shpeshtimin e orarit të vozitjeve në linjat 12 dhe 47, në Saraj dhe Luboten.

“Nëse nuk është problem, nëse mendoni se bllok duhet të shkoj atëherë zgjidhet problemi. Autobusi me numër 9, të gjithë privatistët le të shkojnë të vozitin në linjën me numër 5 dhe anasjelltas dhe le të bëhet ndërrimi i autobusit me numër 7 me atë 19. Problemi është se në të gjitha territoret ku jetojnë shqiptarët dominojnë autobusët privat, andaj ne kërkojmë që kjo të korrigjohet” – tha këshilltari Qemal Musliu.

Propozim ndryshimet e grupit të këshilltarëve shqiptarë dhe romë i mbështetën edhe këshilltarët maqedonas. Ndërkohë drejtori i NQP-së Shkup, Igor Janushev edhe një herë përsëriti se heqja e autobusëve shtetëror në linjat 9 dhe 19 është bërë me vendim të këshillit të Qytetit të Shkupi që para 1 viti e gjysmë. Sipas tij, ndarja e linjave kishte të bëj me atë që transportuesit privat të respektojnë orarin e vozitjeve dhe mos të aktivizohen vetëm gjatë periudhës kur ka shumë udhëtarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *