Home / Lajme / Rajon / Diskutohet për raportin e Transparency International, mungon pozita

Diskutohet për raportin e Transparency International, mungon pozita

Komisioni për Legjislacion ka thirrur një mbledhje për të diskutuar vetëm për raportin e Transparency International rreth indeksit të perceptimit të korrupsionit.

Por, në këtë mbledhje kanë marrë pjesë vetëm deputetet e opozitës, ndërkohë asnjë përfaqësues i pozitës nuk ka marrë pjesë në këtë diskutim, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, si dhe nga Agjencia e Anti-korrupsion, Prokuroria dhe Gjykatat.

Deputetja e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se përmirësimet janë shumë minimale dhe të padukshme në realitetin e vendit tonë.

Kritika ka dhënë edhe Pal Lekaj, që ka thënë se vetë mosprezenca e deputetëve të pozitës tregon se sa janë të gatshëm insitucionet që ta luftojnë korrupsionin.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *