Home / Kryesoret / « Dnevnik » Antarësia deri te Zaev: Nëse të ipet mundësia që ta formosh qeverinë, mos e prano platformën e shqiptarëve
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-25 08:53:30Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comô

« Dnevnik » Antarësia deri te Zaev: Nëse të ipet mundësia që ta formosh qeverinë, mos e prano platformën e shqiptarëve

Gazeta maqedonase Dnevnik në një artikull të sotëm ka shkruar se nëse VMRO-DPMNE dhe BDI nuk arrijnë që të miren vesh për formimin e qeverisë së re, atëherë LDSM është e gatshme që ti pranojë të gjitha pikat e platfomrës së shqiptarëve dhe menjëherë të krijojnë qeverinë, transmeton Zhurnal.

“Zoran Zaev është i gatshëm për këtë hap sepse politikat e tij dhe veprimet I dirigjojnë njerëz nga jashtë por nëse i pyesim anëtarësinë e LSDM-së ato janë kundër kësaj platforme” , shkruan mes tjerash Dnevnik.

Siç thonë burimet për Dnevnik pikërisht përë këtë lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk do ta ketë të lehtë një partneritet me Ali Ahmetin pa u konsultuar edhe me anëtarësinë më të ngushtë nëse eventualisht dakordohet që ti pranojë kërkesat e shqiptarëve.

“Një pjesë e konsiderueshme e LSDM-së nuk do ta pranojnë këtë gjë, sepse ndeshet me gjithë atë luftë në periudhën e kaluar, gjegjësisht me të gjitha principet për të cilat fliste dhe vet ai që nga fillimi I paraqitjes së bombave para dy viteve” thonë burimet për Dnvenik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *