Home / Lajme / Botë / Doktoresha publikon foto me kufomën

Doktoresha publikon foto me kufomën

Një doktoreshë është kthyer në epiqendrën e kritikave, pasi postoi një fotografi të saj me një kufomë dhe një tjetër ku shfaqej duke u argëtuar mbi tavolinën e operimit me një kolege.

Gruaja e paidentifikuar, emri dhe mosha e të cilës nuk dihet, mësohet se punon në Institutin Kërkimor të Mjekësisë në St. Petersburg të Rusisë.

Fotoja me kufomën, sipas “DailyMail”, mendohet se i përket periudhës kur ishte praktikante. Në të ajo shfaqet duke pozuar bashkë me tre miq të saj, ndërsa mban me duar kokën e kufomës.

selfie-me gruan

Ndërsa imazhi tjetër besohet se është shkrepur kohët e fundit. Në të ajo shfaqet duke tërhequr nga flokët një vajzë mbi tavolinën e operimit.

Por pavarësisht se fotot për mjeken mund të jenë argëtuese, komentuesit nuk ndajnë të njëjtin mendim.

Shumë e kanë kritikuar atë ashpër.

Ndoshta mendon se është zbavitëse, por në fakt është e kundëra. Po nëse një i afërm i viktimës me të cilin po pozon në foto do ta shihte këtë të fundit? Vendose veten në vendin e tyre”, shprehet një komentuese, ndërsa një tjetër është e mendimit se doktoresha duhet dnuar për një akt të tillë./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *