Home / Lajme / Rajon / Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë dyshohet për keqpërdorim të detyrës, shkelje e falsifikim të dokumenteve

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë dyshohet për keqpërdorim të detyrës, shkelje e falsifikim të dokumenteve

Një Kallëzim Penal është paraqitur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kundër drejtoreshës së Arsimit në kryeqytet Arbërie Nagavci. Me të, ish-zëvendësdrejtori i shkollës “Xhemail Mustafa”, Safet Kamberaj, akuzon drejtoreshën e Vetëvendosjes se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare, ka bërë shkelje të ligjit, falsifikim të dokumenteve zyrtare të pozitës që e ushtron, gjatë emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave në kryeqytet

Këshilli i Pavarur i Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës ka konstatuar se vartësja e Shpend Ahmetit ka bërë emërime të jashtëligjshme.

Kallëzimi penal ndaj Nagavcit, i bërë nga Safet Kamberaj, akuzon drejtoreshën se ka bërë qëllimisht shpërfilljet e rekomandimeve të organit më të lartë, me qëllim të fshehjes së keqpërdorimeve të bëra dhe falsifikimin e dëshmive zyrtare.

Arbërie Nagavci, sipas Kallëzimit Penal, ka falsifikuar vendimin për emërimin e ushtruesve të detyrës së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave në kryeqytet. Ajo ka punësuar familjarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos i respektuar kriteret e konkursit paraprak me ligj.

Në 30 pikat e Kallëzimit Penal, Nagavci akuzohet se po mban në pozitë të zëvendësdrejtorëve njerëz që janë militantë të Vetëvendosjes dhe ka përzgjedhur zëvendësdrejtorë pa licencë në mësimdhënie dhe menaxhim në udhëheqje në arsim.

Ngritësi i Kallëzimit Penal, Safet Kamberaj, ka akuzuar direkt kreun e Prishtinës Shpend Ahmetin se nuk është marrë me zhvillimin e politikave arsimore në Prishtinë, por vetëm ka masakruar dhe shkatërruar tërë sistemin e arsimit në vend, bashkë me drejtoreshën Nagavci.

“Shpend Ahmeti ka gënjyer publikisht për konkurset e fundit, pasi ka thënë se i ka dërguar lëndët në  Gjykatë, mirëpo nuk e ka bërë një gjë të tillë”, ka thënë Kamberaj duke u referuar se Ahmeti kishte folur në një emision televiziv për këtë çështje, ku kishte thënë se problemet e konkursit ishin çështje teknike.

Në konkursin e fundit, të shpallur më 15 prill të 2016’ës, për pozitën e drejtorëve, Nagavci ka sjellë kandidatë të cilët nuk i plotësojnë kushtet për këtë post, pra kanë mungesë kualifikimi. Kallëzimi Penal i siguruar nga Gazeta Express tregon në detaje për shkeljet që Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë i ka bërë.

“Arbërie Nagavci e sjell nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Pjetër Bogdani” arsimtaren e gjuhës dhe letërsisë shqipe Violina Karaxhan, familjare e saj me shkollë të lartë pedagogjike dhe e punëson në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Faik Konica”. Violina Karaxha punon pa vendim në këtë shkollë që në vend të saj është dërguar një arsimtare tjetër në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” janë me vendime false”, shkruhet në Kallëzimin Penal të ngritur kundër Nagavcit.

“Arbërie Nagavci e bën përzgjedhjen e zëvendësdrejtorit në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa” në pozitën ku ishte Safet Kamberaj. Atë e merr nga çerdhja, e cila ishte motër edukatore pa licencë në mësimdhënie dhe pa menaxhim në udhëheqje në arsim, për shkak të lidhjeve familjare me Albulena Haxhiun, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend”, thuhet më tej në dokument.

Kallëzimi Penal përmend edhe 6 shkollat Fillore të Mesme dhe të Ulëta, në të cilat Nagavci dyshohet se ka përzgjedhur militantë të Vetëvendosjes në krye të tyre, si: “Ahmet Gashi”, “Ismail Qemajli”, “Elena Gjika”, “Sami Frashëri”, “Zenel Hajdini” dhe “Shkëndija”.

Ky Këshill e ka obliguar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për zbatimin e vendimit që e shpall të jashtëligjshëm konkursin në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit.

Arbërie Nagavci, sipas Kallëzimit Penal, ka shkelur ligjin për arsim (Neni 422, paragrafi 1 dhe 2, Neni 398-400 të Procedurës Penale të RKS dhe 422 të KPPK).

Nagavci nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës Express. Partia të cilës i takon Nagavci, mban qëndrim kundër Gazetës Express, duke mos u përgjigjur asnjë herë në pyetjet e dërguara. /GazetaExpress/

Kallëzimi Penal kundër Arbërie Nagavcit
Kallëzimi Penal kundër Arbërie Nagavcit
Kallëzimi Penal kundër Arbërie Nagavcit
Kallëzimi Penal kundër Arbërie Nagavcit
Kallëzimi Penal kundër Arbërie Nagavcit
Konstatimi i Këshillit të Pavarur të Mbikëqyrës për Shërbime Civile
Konstatimi i Këshillit të Pavarur të Mbikëqyrës për Shërbime Civile

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *