Home / Kryesoret / Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, do të dërgoj inspektorë deri te portalet?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-16 11:38:57Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, do të dërgoj inspektorë deri te portalet?

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale sot njoftoi se kanë arritur iniciativa për të kryer inspektime të mediave, respektivisht mbi portalet informative, më qëllim që të përcaktohet se vallë ka ndonjë shkelje të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale bënë paralajmërime, rekomandime, ndërmerr masa dhe aktivitete, për rastet kur ka parregullsi në përpunimin e të dhënave personale. Vetëm gjatë javës së kaluar në DMDhP kanë arritur disa iniciativa për të kryer inspektime të mediave, respektivisht mbi portalet informative, më qëllim që të përcaktohet se vallë ka ndonjë shkelje të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në bazë të nenit 9 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 7/05, 103/08, 124/10, 135/11, 43/14, 153/15
dhe 99/16): “Numri amzë i qytetarit mund të përpunohet vetëm në këto raste:
-Pas pëlqimit paraprak të subjektit për të dhëna personale
– Për të shfrytëzuar të drejtën apo detyrimet e përcaktuaa me ligj
– Në rastë të tjera të përcaktuara me ligj

Ju bëjmë thirrje gjithë portaleve online dhe atyr të shtypura se është e nevojshme që të iniconjnë fshierjne e të dhënave personale, respektivisht të minimizojnë volumin e të dhënave personale të cilat barten në bazë të qëllimit që duhet të paraqitet”, qëndron në kumtesën e DMDhP-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *