Home / Kryesoret / « DW » Negociatat për qeverinë do t`i udhëheqin inspektorët?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 09:24:24Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« DW » Negociatat për qeverinë do t`i udhëheqin inspektorët?

Mediumet në gjuhën shqipe spekulojnë se nëse VMRO-DPMNE nuk arrin të formojë qeveri me BDI, Ivanov ka gjasa të jep dorëheqje me qëllim që mos të i’a jep mandatin Zaevit, gjë e cila do ti sjellte zgjedhje të reja, transmeton Zhurnal.

Me nënçmime, kërcënime, dhe forma të tjera të presionit VMRO-DPMNE do të përpiqet të bëjë presion mbi BDI-në për të siguruar mbështetjen e tyre për formimin e qeverisë, ose në të kundërtën – të përfundojë në zgjedhje të reja, prognozojnë burime nga partia e Ahmetit. Tani për tani nuk ka komentime për këto lloj parashikime nga lideri i BDI-së, i cili mbrëmë e kishte takimin e parë zyrtar me mandatarin për formimin e qeverisë, Nikolla Gruevski.

Pas takimit  u paraqitën raporte të ngjashme nga të dy partite, pa shumë detaje nga bisedat.

“Kryetarët e BDI dhe VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, realizuan takim ku theksi i bisedimeve ishte vënë në dy pika – analiza e rezultateve nga zgjedhjet e 11 dhjetorit të cilat ishin të vlerësuara si të lira, fer dhe demokrate, si dhe analiza e situates aktuale politike. Të dy liderët shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike pas zgjedhjeve dhe për sfidat e ardhshme në atë plan”, deklaruan të dy partite.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *