Home / Kryesoret / DW: Qeveria e re po vepron në heshtje
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 12:21:35Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

DW: Qeveria e re po vepron në heshtje

VMRO-DPMNE duhet ti filloj negociatat për formimin e qeverisë së re, pasi që partia ka marrë mandatin nga kryetari Gjorgje Ivanov. Nga VMRO-DPMNE nuk bëjnë të ditur se nëse kanë biseduar dhe më cilin kanë biseduar. Nga BDI, vazhdojnë të analizojnë situatën, shkruan DW, transmeton Zhurnal.

As nga VMRO-DPMNE, por as edhe nga BDI sot nuk bëjnë të ditur se a do të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re. Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE në takimin e djeshëm i kanë dhënë legjitimitetin e plotë liderit të partisë Nikolla Gruevski për të filluar negociatat për përbërjen e qeverisë së re, ku siç njoftuan duhet të zhvillohet mbi baza parimore, ku do të ruhen interesat shtetërore.

Në pyetjen se vallë kanë filluar tashmë negociatat dhe më cilin do të negocionojnë, nga VMRO thonë se ende nuk kanë informacione shtesë për publikun.
“Kur do të kemi detaje do ta njoftojmë publikun”, thonë nga partia.

Ndryshe nga BDI në pyetjen se vallë sot do të ketë takim Kryesia Qendrore e partisë dhe se vallë në këtë mbledhje do të diskutohet për negociatat me partnerin e deritanishëm, ata thonë se ende jemi duke bërë analiza.

Paraprakisht nga BDI kanë njoftuar se do të bisedonin me VMRO-në, përderisa partitë tjera te blloku shqiptar “Lëvija BESA” dhe “Aleanca për Shqiptarët” kanë hedhur një mundësi të tillë, ndërsa nga PDSH nuk kanë ndonjë qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë në LSDM thonë se po presin rezultatin e negociatave të VMRO-DPMNE-së, sepse kjo parti e ka mandatin për të formuar qeverinë e re. Ata mbeten në qëndrimin tashmë të  njohur për publikun se Gruevski nuk duhet ta formojë qeverinë e re, por partitë në Parlament që nuk kanë përsona që janë të dyshuar dhe të akuzuar për krim.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *