Home / Kryesoret / DW » VMRO-DPMNE dhe BDI tërthorazi paralajmërojnë formimin e qeverisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-24 09:59:23Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

DW » VMRO-DPMNE dhe BDI tërthorazi paralajmërojnë formimin e qeverisë

Pas shumë spekulimeve të cilat u demantuan ose qëllimisht u lanë të “rriten”, opinioni nuk ka asnjë të dhënë relevante për përparimin e negociatave rrethë negociatave të formimit të qeverisë, analizon DW, transmeton Zhurnal.

Pesë ditë para përfundimit të afatit ligjor, 29 janar, kur mandatari Nikolla Gruevski duhet të sqarohet nëse ka shumicën në kuvend të cilët do ta mbështesin propozimin e tij për formimin e qeverisë së tij, përveç se spekulime të cilat u demantuan ose qëllimisht u lanë të “riten”, opinioni nuk ka asnjë të dhënë për përparimin e negociatave.

Zëdhënësi i BDI-së , Bujar Osmani në një deklaratë për Zërin e Amerikës tha se përveç se gjithash, ajo që dominon në skenë është respektimi i marveshjeve të nënshkruara.

“Maqedonia në të kaluarën ka ekzistuar në atë mënyrë që i ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara. Njëri prej tyre është dhe Marrveshja e Majit, ku thuhet se fituesi tek blloku shqiptar e zgjedh partinë fituese tek blloku maqedonas. Respektimi i këtij principi është shumë i rëndësishëm, të ruhet vlera që e ka shoqëria shqiptare dhe të ruhet logjika që e kanë zgjedhjet tek vet Shqiptarët”, deklaroi Osmani, dhe i akuzoi mediumet se bëjnë presion për mosrespektimin e këtij principi.

Dje disa mediume e publikuan lajmin se kinse është arritur  marrëveshje për koalicionim mes dy partive fituese, dhe se mes tyre është arritur një marrëveshje edhe për dygjuhësinë. Sipas burimeve të tyre gjuha shqipe me siguri do të përhapet më tepër në rajonet ku shqiptarët janë mbi 20 përqind, por nuk do të oficializohet në gjithë territorin e Maqedonisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë shqiptare BDI ku ata fuqishëm demantuan këtë lajm, duke theksuar se negociatat janë në rrjedha e sipër dhe se momentalisht nuk ka asnjë marrëveshje me VMRO-në.

Sipas analistëve këto dezinformata vetëm se i demaskojnë mendimet e BDI-së se a të koalicionojnë përsëri me partinë e Gruevskit. Një pjesë e madhe e spekulimeve ata  i vlerësojnë si  përpjekje të partive që të dërgojnë sinjale ose të “testojnë pulsin”.

Nga ana tjetër LSDM vazhdon me thirrjet për Gruevskin të pajtohet me vullnetin e shumicës së qytetarëve të cilët vendosën për ndryshime. Nga partia janë të bindur se qeverinë e ardhshme nuk do ta formojë ai.

“Unë me të vërtetë pres se pas 29 janarit, mandate do të jetë në duart tona”, deklaroi mbrëmë lideri I LSDM-së, Zoran Zaev.

“ Pse? Për shkakun se të gjitha argumentet që I di I gjithë opinioni.Ndërsa ajo është që shumica e qytetarëve, mbi 612 mijë vendosën për ndryshime. Dhe kjo është e qartë se numrat eklatante janë, dhe nuk ka ikje nga kjo. Përkundrazi, të gjitha momentet tregoijnë se ndryshimet do të ndodhin. Ato janë të shëndetshme për shtetin, të jemi të durueshëm dhe të presim”, deklaroi Zaev.

Në pyetjen se pse heshtë në komentimin e platformës shqiptare ai tha se pres që të kalojë afati I Gruevskit për formimin e qeverisë dhe pastaj do të dale me një deklaratë.

“Nuk jam thirur për të komentuar këtë, për një shkak të thjeshtë, duke respektuar principet dhe rregullat. Mandatari është Nikolla Gruevski”, tha Zaev

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *