Home / Kryesoret / Edhe me kusht që mos të formoj qeveri VMRO-DPMNE nuk i pranon kushtet e BDI-së

Edhe me kusht që mos të formoj qeveri VMRO-DPMNE nuk i pranon kushtet e BDI-së

VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim kanë bërë të ditur se asnjëherë nuk do të negocionojnë për ndryshimin e kushtetutës, gjegjësisht për aplikimin e dygjuhësisë në shtet dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së, transmeton Zhurnal.

Kjo vjen pas mbledhjes së mbrëmshme të BDI-së ku si kushte primare për negociata për formimin e qeverisë së ardhshme i vendosën gjuhën shqipe dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së.

“Në lidhje me njoftimin e BDI-së, koalicioni multientik “Për Maqedoni më të mirë” e përbërë nga 25 parti dhe udhëhequr nga VMRO-DPMNE përsërit dhe prap do përsërit se nuk do të negocionojë dhe nuk do të lejojë ndryshimin e Kushtetutës për dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë dhe vazhdimin  e mandatit të PSP-së.

Arsyet deri më tani janë sqaruar disa herë në opinion dhe ato kanë të bëjnë me angazhimin për shtet unitar, mbrojtjen e rregullimit kushtetues, angazhimeve tona politike në periudhën parazgjedhore, Marrëveshjen e Ohrit, por edhe të Marrëveshjes së Përzhinës, gjë që ky koalicion deri në fund e ka respektuar ashtu sikur është nënshkruar dhe nuk kemi qëllim që ta ndryshojmë

PSP nuk ka lidhje me drejtësinë, por vetëm është instrument politik në duart e një qendre të fuqisë dhe instrument i brendshëm për shtantazhim të çdo politikanë i cili do të luftojë për  interesat nacionale të popullit maqedonas dhe interesave shtetërore të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

PSP është pullë e cila do të shtypet gjithmonë atëherë kur dikush do të guxojë të mos luaj ashtu sikur dikush nga jashtë ia servon dhe ia dikton. PSP është mjet me të cilin degradohet dhe mënjanohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit maqedonas. PSP është instrument për vazhdim të krizës dhe për mbajtje peng dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë. Ajo ekziston për disciplimin të çdokujt që lufton për mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore. Moslejimi i vazhdimit të mandatit të PSP-së nuk është frikë, por guxim dhe mosbindje”, thuhet në njoftimin që ka bërë VMRO-DPMNE

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *