Home / Kryesoret / ELEM mbyll dyqanet në Kodrën e Diellit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-27 00:14:28Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

ELEM mbyll dyqanet në Kodrën e Diellit

Ndërmarrja shtetërore ELEM ka vendosur t’i largojë të gjithë qiraxhinjtë nga dyqanet që i posedon në Kodrën e Diellit. Në bazë të vendimit që tashmë ka mbërritur te qiraxhinjtë kërkohet që shumë shpejtë t’i boshatisin dyqanet por nuk jepet asnjë sqarim përse ndodh ndërprerja e kontratave të tyre në mes të sezonit dhe pa kurrfarë paralajmërimi.

Drejtuesit e lokaleve shprehen të revoltuar nga ky vendim i papritur pasi siç thonë kanë bërë dhjetëra mijëra euro shpenzime. Ata iu bënë thirrje ELEM-it që ta rishqyrtojë vendimin, në të kundërtën paralajmëruan protesta dhe bllokim të rrugëve.

“Sivjet si duket duan ta mbyllin këtë Kodrën e Diellit këtu. Ne jemi që në 2002 me qira këtu pagesat i kemi në rregull krejt, çka është puna sivjet nuk e di! S`ka sqarim vetëm thonë se deri të hënën e ardhshme duhet me i leshu lokalet arsye nuk tregojnë asgjë. Nuk e di ne secili dyqanxhi kemi afërsisht nga 100 palë ski që kushtojnë afër 10 000 euro”.

“Ne jemi më shumë se 20 vjet këtu, shkojmë ta bëjmë pagesën na thonë që ta lirojmë se nuk do ketë sivjet këtu shitje ky është problemi. Arsyen nuk e dimë edhe ne, shkojmë ta bëjmë pagesën na thonë nuk mund ta bëni, na kanë sjellë një vendim që ti zbrazim lokalet”.

“Nëse nuk arrimë kompromis me palën autorizuese të ELEM-it, ne do marrim masa të tjera, do bllokojmë rrugën në fshatin Lisec dhe nuk do lejojmë të ngjitet asnjë turist”.

Ekipi jonë tentoi që të merr sqarim edhe nga drejtoria e ELEM këtu në qytetin e Tetovës se, përse ndodh ndërprerja e kontratave pikërisht në mes të sezonit, por tek ata si zakonisht, dyert janë të mbyllura, ndërsa drejtori shqiptar, si zakonisht edhe ai, sa po ka dalë nga zyra.(Alsat-m)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *