Home / Showbiz / Elia Zaharia shpallet nusja e vitit 2016 nga mediat spanjolle (FOTO LAJM)

Elia Zaharia shpallet nusja e vitit 2016 nga mediat spanjolle (FOTO LAJM)

Dasma mbretërore shqiptare e cila bashkoi Princin Leka me EliaZaharia është lakmuar shumë nga media ndërkombëtare duke u konsideruar si një ndër 10 dasmat më të bukura të vitit 2016.

Por nuk mbaron me kaq, pasi revista e njohur spanjolle iHola, e ka shpallur Elia Zaharias, nusja e vitit 2016.

Këtë informacion e ka shpërndarë vetë Elia në faqen e saj në Instagram dhe padyshim që është një vlerësim shumë i madh për një nuse plot hijeshi si Elia.

Revista spanjolle ka rënditur nuset dhe dasmat më të votuara nga lexuesit e saj për vitin 2016, ndërsa për dasmën shqiptare shkruan:

“Pas shumë vitesh lidhje, Princi Leka i Shqipërisë dhe aktorja Elia Zaharia janë martuar më në fund në Tiranë, në tetorin e kaluar, në një ceremoni civile që mblodhi shumë përfaqësues mbretërore nga Evropa.

Lexuesit e Hola.com e kanë votuar si dasmën e preferuar dhe nusen më të hijshme për vitin 2016. Elia Zaharia, nusja e vitit kryeson me 9,677 vota.”/albeu.com/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *