Home / Shëndeti / Epidemia gripale nuk ndalet, 19 mijë të prekur, ISHP jep alarmin: Pritet rritje e numrit, 8 në gjendje të rëndë

Epidemia gripale nuk ndalet, 19 mijë të prekur, ISHP jep alarmin: Pritet rritje e numrit, 8 në gjendje të rëndë

TIRANE- Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë alarmin për rritje të numrit të të prekurve nga virusi i gripit. Nga informacionet që ka siguruar ‘BalkanWeb’ nga ky institucion, mësohet se 19 000 të prekur nga epidemia gripale, ndërsa 8 persona aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ISHP ka vaksinuar të gjithë punonjësit e vet në qendrat shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë me anë të një deklarate konfirmoi dje zyrtarisht se numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë së gripit që po kalon vendi ynë, janë 2. “Aktualisht, janë vetëm dy raste të konfirmuara për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës”,- theksoi MSH.

Sipas MSH, viktimat janë M. K., mashkull, 70 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 31 Dhjetor 2016, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi,” me SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike) të riakutizuar, insufiçencë respiratore dhe status gripalis, ndërruar jetë më datë 2 Janar 2017 dhe A. N., mashkull, 71 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 3 janar 2017, po në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me sëmundje kardiovaskulare dhe insuficiencë respiratore, ndërruar jetë po atë ditë.
(ed.me/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *