Home / Kryesoret / Ermira Mehmeti: Huliganë si “Mr. Selfie” Grubi ia rrënonë autoritetin Ali Ahmetit

Ermira Mehmeti: Huliganë si “Mr. Selfie” Grubi ia rrënonë autoritetin Ali Ahmetit

Ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, ka shigjetuar me fjalë të rënda bashkëpartiakun e deridjeshëm, Artan Grubi, duke e quajtur “Huligan dhe nxitës i konflikteve”, si dhe një nga fajtorët kryesorë për uljen e rejtingut dhe autoritetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Mehmeti, në fakt, nuk e ka përmendur me emër Grubin, porse e ka quajtur “zotëri selfie”, që i mbeti atij si një lloj nofke pas gafës me fotografimin me bustin e një figure maqedonase, për të cilën shkroi se është Nexhat Agolli, shkruan Expressi.

Kjo nuk është hera e parë që Mehmeti të adresojë kritika për punën e ish partisë së saj, BDI.

Në postimin e saj të sotëm në facebook, Ermira Mehmeti ka shkruar se disa anëtarë të partisë  tashmë kanë filluar fushatë kundër saj, duke tentuar ta heshtin dhe ta diskreditojnë.
“Për fat të keq nuk ka asgjë nga reformat në BDI. Kjo është normale kur anëtarë të korruptuar dhe humbës e rrënojnë kredibilitetin e liderit. Për një gjë nuk kam kurrfarë dilema, e kjo është se humbja e autoritetit të Ahmetit dhe të partisë ka filluar kur në strukturat e BDI-së u lansua lartë zotëri Selfi, huligani i cili mundet vetëm të nxisë konflikte, pa marrë parasysh nëse kjo bëhet në stadiume ose kur mban petkun e politikanit”, ka shkruar në facebook Mehmeti, e cila me përfundimin e mandatit ët deputetes dha dorëheqje nga të gjitha postet në BDI, shkruan lajmpress.com.

Selfie e Artan Grubit që e bëri objekt të komenteve të shumta tallëse

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *