Home / Lajme / Rajon / Euronews: Haradinaj po udhëtonte me pasaportë diplomatike

Euronews: Haradinaj po udhëtonte me pasaportë diplomatike

Televizioni evropian Euronews ka raportuar për arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Kosova ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të saj Ramush Haradinaj, pas arrestimit të tij nga ana e policisë franceze, raporton Euronews.

Ai është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Haradinaj ishte komandant gueril gjatë 1998-99 luftës në Kosovë dhe Serbia e konsideron atë një kriminel lufte për rolin e tij në udhëheqjen e kryengritjes në ish-provincën së saj, raporton ky televizion.

Theksohet se Haradinaj i cili po udhëtonte me pasaportë diplomatike, është gjykuar dhe liruar dy herë në gjykatën e OKB-së  në Hagë për krime lufte, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *