Home / Lajme / Botë / Facebook akuzohet për diskriminim

Facebook akuzohet për diskriminim

Një koalicion prej më shumë se 70 grupimesh dhe shoqatash për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar Facebook që të qartësojë më shumë rregullat mbi bazën e të cilave fshin një postim në rrjetin social.

Në një letër të hapur dërguar Mark Zuckerberg, ky koalicion akuzon Facebook “për censurë të padrejtë dhe diskriminuese sidomos ndaj personave me ngjyrë”. Koalicioni kërkon që rrjeti social të bëjë publik rregullin për çdo postim të fshirë.

Shpesh, Facebook fshin një postim, qoftë me shkrim qoftë foto apo video që është raportuar në masë nga përdoruesit e tjerë si “diskriminues, racist apo me përmbajtje të padenjë për publikun”.

Por koalicioni i grupit të shoqatave për të drejtat e njeriut thotë se me këto rregulla është abuzuar kur bëhet fjalë për personat me ngjyrë.

“Aktivistë të Lëvizjes Jetët e Personave më Ngjyrë vazhdimisht kanë raportuar fshirjen e imazheve dhe postimeve të tjera të tyre ku diskutohej racizimi gjatë protestave, me justifikimin se shkelin standardet e komunitetit të Facebook. Në të njëjtën kohë, sulmet dhe kërcënimet direkte ndaj aktivistëve të kësaj lëvizjeje, të bazuara në ngjyrë, racë dhe besim fetar shihen vazhdimisht në Facebook”, thuhet në letrën e koalicionit drejtuar Facebook.

Facebook nuk ka reaguar ende për këtë letër, por me një deklaratë të shkurtër njoftoi se e ka marrë atë.

“Jemi duke shqyrtuar këto ankesa”, thuhet në deklaratën e rrjetit social më të madh në botë.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *