Home / Sport / “Familja nuk tregon të vërtetën, Schumacher ka …”

“Familja nuk tregon të vërtetën, Schumacher ka …”

Kanë kaluar më shumë se 3 vite kur Michael Schumacher pësoi aksident dhe që prej asaj kohe, 7-të herë kampioni i botës në Formula 1 qëndron në koma. Shumë fansa të tij në të gjithë botën presin lajme për shëndetin e pilotit, por familja ka zgjedhur që Schumacher kurimin ta vazhdojë në shtëpi dhe mos jepet asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të tij.

Me këtë situatë është shumë i revoltuar edhe miku i Schumacher, Vil Veber, i cili në një interviste për “focus.de” ka hedhur dyshime të mëdha për shëndetin e pilotit gjerman që tashme të paktën në rrugë zyrtare është ende gjallë, pasi kështu nuk mendon 74-ër vjeçari Veber.

“Familjarët e tij nuk po thonë të vërtetën dhe unë kam pasur përplasje me ta për një gjë të tillë. Kam shumë dyshime për gjendjen shëndetësore të Schumacherit, pasi po mbajnë gjithçka të fshehtë. Ndonjëherë kur më bie telefoni më duket sikur është ai, por kjo ndjesi shuhet shumë shpejt. Shpresoj që të mos e përjetoj më, pasi nuk është aspak e mirë. Edhe tifozët janë të shqetësuar për gjendjen e tij, por unë mendoj se familja gënjen pasi ai…”, kanë qenë fjalët e Veber, një nga njerëzit e afërt të pilotit gjerman.

Ishte 29 dhjetori i vitit 2013 data e cila do të trondiste botën e Formula Uno-s pasi legjenda Michael Schumacher pësoi një aksident këtë herë jo me makinë por me ski në alpet e Francës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *