Home / Kuriozitete / Fermeri që shkaktoi miliona të qeshura (Video)

Fermeri që shkaktoi miliona të qeshura (Video)

Jay Lavery është fermeri i cili po shkakton të qeshura në gjithë botën.
 Ai shfaqet në një video duke kërcyer në tingujt e këngës: “Cheap Thrills”, kurse e veçanta është se kërcimin e realizoi në stallën e dhive.

“Kërcimi më ndihmon të ngrohem në stallë’- nis tregimin e tij Lavery, video e të cilit është shikuar nga rreth 8 milionë njerëz nga e gjithë bota.

Ai vazhdon duke treguar se 15 vite më parë kishte pësuar një dëmtim traumatik të shpinës, kurse joga dhe meditimi e ndihmuan ta tejkalojë dhimbjen.

“Shpresoj që kjo video të frymëzojë ndonjë njeri për të sfiduar dhimbjet, por mbi të gjitha uroj që t’ju dhurojë nga një buzëqeshje në fytyrë, për vitin e ri”- mbylli rrëfimin e tij Lavery. /Lajmi.net/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *