Home / Lajme / Maqedoni / Filluan kombinimet partiake dhe pazaret për qeverinë e re
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 10:38:52Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Filluan kombinimet partiake dhe pazaret për qeverinë e re

Matematikisht, VMRO-DPMNE-së do ti mjaftojnë dhjetë deputet të BDI-së për të formuar qeverinë. Por, para Gruevskit është një detyrë shumë e vështirë nësë dihet platforma që sollën tre partitë shtqiptare si kusht për koalicion, transmeton Zhurnal.

Pasi që kryetari i vendit Ivanov ia dorëzoi mandatin për të formuar qeverinë liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ditët po hecin dhe afatet kushtetuese kohore për formimn e qeverisë po shkurtohen.

Mandatari në afat prej 20 ditëve, përkatësisht deri më 29 janar, Paralamentit ia dorëzon programën dhe i propozon përbërjen e qeverisë. Qeveria, me propozimin e mandatarit dhe në bazë të programës, e zgjedh qeverinë me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Matematikisht, VMRO-DPMNE-së do ti mjaftojnë dhjetë deputet të BDI-së për të formuar qeverinë. Por, para Gruevkskit është një detyrë shumë e vështirë nësë dihet platform që sollën tre partitë shtqiptare si kusht për koalicion. Në këtë platormë ka kërkesa që direkt ndikojnë në identitetin maqedonas, ashtu siç është kërkesa për himn të ri, stemës dhe flamurit, dhe dygjuhësia në gjithë territorin e Maqedonisë.

Gruevski veçmë ka paralajmëruar se do të përpiqet për të formuar qeverinë, por nuk do ta formojë më çdo kusht.  Ai potencoi se nëse këtë herë i bënë lojëra BDI, VMRO-DPMNE do të kthehet edhe më e fuqishme se kurrë më pare.

Proesoresha universitare Ivanka Dodovska, si përgjigjë për platformën e tre partive shqiptare, thekson se është koha për platformë maqedonase që do të bazohet vetën në tre pika.
“Qeveri e unitetit kombëtar maqedonas, regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, potencon Dodovska për telegraf.mk

Në anën tjetër profesoresha Tanja Karakamisheva thotë se nuk ekziston ligj që mund t’ja mohojë të drejtën fituesit madje edhe teoritikisht një gjë e tillë nuk është e mundur.

“Në qoftë se në mënyrë korrekte dhe pa insistime politike partiake lexohet neni 90 i Kushtetutës, mund të shihet qartë qëllimi i saktë kushtetues që është shkruar në mënyrë më korrekte. Ndërsa qëllimi nuk është në asnjë mënyrë, as edhe teoritikisht, për të mos lënë mundësinë ligjore që të anashkalohet fituesi I zgjedhjeve dhe të hyjë në ujrat e vullnetarizmit politik” thotë profesoresha Tanja Karakamisheva për telegraf.mk

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *