Home / Lajme / Maqedoni / Flasin Politologët Nuk do të pranohen të gjitha kërkesat e shqiptarëve, por një pjesë e vogël e saj
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-09 10:50:49Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Flasin Politologët Nuk do të pranohen të gjitha kërkesat e shqiptarëve, por një pjesë e vogël e saj

Presidenti i Maqedonisë sot do të jep mandatin për formimin e qeverisë partisë e cila ka fituar më shumë mandate në zgjedhjet e 11 dhjetorit, gjegjësisht VMRO-DPMNE-së.

Partitë shqiptare kanë hartuar një plaftormë të përbashkët kombëtare si kusht për formimin e qeverisë, por kjo nuk është pritur mirë nga ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili dje në një deklarat për “Dnevnik” tha se do të formonte qeverinë por jo me çdo kusht,  duke aluduar se nuk është i gatshëm ti pranoj këto kërkesa të shqiptarëve.

Analistët politik për Zhurnal theksojnë se shqiptarët qëllimisht bëjnë presion dhe kushte të larta, që disa nga kërkesat e tyre të plotësohet. Sipas tyre unifikimi i kërkesave të shqiptarëve në vendet demokratike janë reale, por për Gruevskin dhe politikën e tij nacional-shoviniste janë të papranueshme dhe prandaj gjasat janë minimale që ai të formon qeverinë.

Politologu Mevlud Islami për Zhurnal ka deklaruar se shanset që Gruevski të formojë qeveri janë minimale edhe pse Ivanov do ti jep mandat për të formuar qeverinë. Sipas tij kjo argumentohet edhe me deklaratën e fundit të Gruevskit ku thotë se do të hynë në qeveri por jo me çmim apo kosto shumë të lartë.

“Sot është dita kur kryetari shtetit Gjorgje Ivanov duhet të ja dorëzoj mandatin për formimin e qeverisë , fituesit të zgjedhjeve të fundit në këtë rast Nikolla Gruevskit. Duke pasur parasysh tensionet para dhe pas zgjedhjeve që ishin të dirigjuara nga vetë Gruevski me grupen e tij si dhe mungesës së numrave për formimin e qeverisë shanset për të formuara ai qeveri janë pothuajse minimale dhe teorike. Kjo që po them argumentohet edhe me vetë deklaratën e fundit të tij ku thotë që do të hynë në qeveri por jo me çdo çmim apo jo me një kosto shumë të lartë”, ka deklaruar Islami duke shtuar se kërkesat e parashtruara nga shqiptarët janë reale në një vend multietnik, por për politikën shoviniste të Gruevskit janë të papranueshme.

Islami madje thotë se pa marrë parasysh se çfarë qeverie do kemi, ajo do të ketë jetë shumë të shkurtër.

“Unifikimi i kërkesave shqiptare të cilat kërkesa për shqiptarët si dhe për gjitha vendet multietnike demokratike janë reale, kurse për Gruevskin dhe nacinal-shovinizmin e tij janë të papranueshme dhe separatiste. Nga gjithë kjo mund të konkludojme se shanset për të formuar DPMNE qeveri me shqiptarët pas gjithë asaj që ndodhi janë jo reale dhe se mandatin për formimin e qeverisë do t`ia dorëzojë LSDM. Çfarëdo qeverie që do të formohet do të jetë afatshkurtër dhe jo stabile duke pasur parasysh konglomerat i që formon atë me kërkesa diametralisht të kundërta”, ka përfunduar për Zhurnal, politologu Mevlud Islami.

Nga ana tjetër, kryetari i forumit të politologëve maqedonas, Marjan Vuçkoviq për Zhurnal konsideron se shqiptarët qëllimisht vendosin kushte të larta për formimin e qeverisë, që të fitojnë më shumë nga ajo që kërkojnë. Sipas tij formimi i qeverisë mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe partive tjera është e mundur sepse disa kushte nga shqiptarët do të pranohen por jo të gjitha. “Sipas kushtetutës por edhe ligjit presidenti i vendit duhet t`i ndajë mandatin partisë që ka fituar më shumë mandate e në këtë rast VMRO. Formimi i qeverisë është e mundur, jo se nuk është e pamundur me VMRO në koalicion me BDI ose parti të tjera, për shkak se mendoj që partitë shqiptare shkojnë me presion të lartë që të fitojnë më shumë nga ajo që kërkojnë, vështirë se do të mund të plotësohen gjitha kushtet e tyre, megjithatë pjesë e kushteve do të pranohen, ndonjë gjë minimale sa që të formohet qeveria, kështu që mendoj se është e mundur të formohet, por edhe mund të mos kenë sukses të formojnë qeveri nëse ndonjë interes i jashtëm do të ndikojë që qeverinë të formojë partia që ka fituar më pak mandate”, ka deklaruar për Zhurnal, kryetari i forumit të politologëve maqedonas, Marjan Vuçkoviq.

Ndryshe, sot skadon afati kur presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov duhet t`ia ndajë mandatin kandiddatit të partisë për formimin e qeverisë, përkatësisht partive që kanë fituar më së shumti numër mandatesh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor, të vitit të kaluar.

Përbërja e nëntë parlamentare e Maqedonisë, e cila ka 120 të zgjedhur të popullit, u konstituua më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më së shumti deputetë ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51. Koalicioni i kryesuar nga LSDM ka 49 deputetë, BDI 10, Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH 2. Në këtë përbërje parlamentare nuk ka të zgjedhur të popullit nga diaspora për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave të fituara.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *