Home / Lajme / Botë / Flet terroristi që vrau 39 vetë në Turqi: Ja kush më urdhëroi
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 09:29:05Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Flet terroristi që vrau 39 vetë në Turqi: Ja kush më urdhëroi

I arrestuari për sulmin terrorist në Turqi në lokalin e natës Reina në Stamboll është shprehur se plani për sulmin ndryshoi në momentet e fundit.

Abdulgadir Masharipov ka dëshmuar se (ISIS) e kishte urdhëruar të sulmonte sheshin Taksim. “Objektivi i sulmit ishte sheshi Taksim natën e ndërrimit të viteve, ishte porosi nga Raqqa, por për shkak të kushteve të larta të sigurisë u ndërrua në fund”- është shprehur ai, raporton ANSA.

Më tej ai tregon se kërkua një tjetër zonë. “Më pas është dhënë udhëzimi për të kërkuar për një tjetër objektiv të ri në këtë zonë. Reina dukej më i përshtatshëm për sulmin. Nuk dukej si kishte shumë masa sigurie” ka thënë më tej ai.

Ai thotë se nga kontaktet me qendrën e ISIS në Siri ranë dakord për lokalin mbi Bosfor, si objekti alternativ, në pamundësi të goditjes së sheshit Taksim.

Bashkë me terroristin në kohën e arrestimit u sekuestruan edhe 197 mijë dollarë amerikanë, 2 pistoleta me karikatorë (nga të cilat njëra prej pistoletave është me ajër) dy dronë dhe dy sim kartela si dhe shumë materiale të tjera.

“Bashkë me terroristin janë ndaluar edhe një person nga Iraku dhe 3 femra të cilat janë nga Egjipti dhe Afrika. Po vlerësohen ndalimet e tyre ku ka mundësi të lartë për lidhje me organizatën. Ata janë ndaluar të gjithë sepse ndodheshin në një shtëpi me terroristin. Përveç irakianit 3 femrat vlerësohen se kanë mbërritur aty në 3 ditët e fundit. Sigurisht që këto janë vlerësime por gjatë hetimeve këto do të qartësohen edhe më tej. Punonjësit e policisë ishin në ndjekje të këtyre adresave ku si rezultat i ndjekjeve në këto 5 adresa u bë i mundur arrestimi”.

“Atë ditë ka patur dikush që e ka ndihmuar”

Në pyetjen e një gazetari se “ka pretendime se në ditën e ngjarjes terroristi është ndihmuar?”, prefekti Şahin është përgjigjur se “Tani është ende herët, hetimi vazhdon. Presim që në një kohë të shkurtër të arrijmë të marrim këto informacione. Sigurisht që atë ditë ka patur dikush që e ka ndihmuar. Këto do të përcaktohen më qartë gjatë hetimeve”.

“Ka hyrë ilegalisht në muajin janar”

Pasi ka njoftuar se terroristi ka hyrë në vend ilegalisht në muajin janar Şahin, tha se “Ka prova të forta se ka hyrë nga kufiri në lindje të vendit. Këto po ndiqen. Por, të paktën është e qartë se kjo është kryer në emër të DEASH-it”.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *