Home / Lajme / Maqedoni / Galeria Kombëtare e Maqedonisë sivjet me program të pasur dhe një numër të madh të projekteve

Galeria Kombëtare e Maqedonisë sivjet me program të pasur dhe një numër të madh të projekteve

(MIA) – Galeria Kombëtare e Maqedonisë kumtoi se sivjet do të ofrojë program cilësor nga sfera e arteve vizuale – veprimtaria artistike, veprimtaria botuese, projekte hulumtuese dhe edukative, bashkëpunimi ndërkombëtar bilateral dhe multilateral.

Nga galeria Kombëtare e Maqedonisë theksuan se programi do t’i plotësojë pritjet e adhuruesve të artit dhe publikut në përgjithësi, target grupet e ndryshme, vizitorët, do të japin kontribut të jashtëzakonshëm në procesin arsimor.

Në mesin e projekteve më të rëndësishme i paralajmërojnë ekspozitat retrospektive të autorëve të Maqedonisë.

Do të ketë prezentime të rëndësishme individuale dhe grupore si: “Die Welt ist Schon”, ekspozitë e Jasmina Cibiq – një prej artistëve më të rëndësishëm slloven me renome evropiane, më pas ekspozita e Driton Selmanit në bashkëpunim me Galerinë nacionale të Kosovës, ekspozita e pavarur e piktorit akademik Burhan Ahmeti, ekspozita personale e Ben Qamili, Berlin – Gjermani, ekspozita e Muhamedali Alili, Xhezari Rexhepi, Nina Bale, Shqipe Mehmeti, Helidon Gjerg, fotografi të Bogdanovska/Veli dhe projekte të tjera.

Gjatë vitit 2017 do të zbatohen projekte hulumtuese përgatitëse: përgatitje për ekspozita retrospektive të Tanas Lulovski, Dragan Popovski – Dada dhe Kostadin Tançev – Dinka. Si një nga ngjarjet më të rëndësishme e cila fillon këtë vit,  ndërsa do të realizohet deri për Vitin e Ri në suaza të shënimit të 70-të vjetorit jubilar të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë është ekspozitë e Anri Sallës së njohur botërore.

Nga Galeria kombëtare e Maqedonisë potencuan se programi edukativ për vitin 2017 përfshin edhe disa ekspozita jubilare rinore si: “Salloni pranveror rinor X”, Ekspozitë vjetore e shkollave fillore nga Shkupi e cila këtë vit do të jetë në shenjë të Petar Mazev dhe shumë të tjerë.

Nga bashkëpunimi ndërkombëtar për vitin 2017 ndahen ekspozita udhëtuese “Esenca e ekzistencës” e cila do të realizohet në Galerinë kombëtare në Prishtinë dhe ekspozita e Teuta Hoxha Imeri në Qendrën kulturore të Maqedonisë në Nju-Jork, SHBA.

Vend të veçantë ndajnë për punët investuese të cilat me përkrahje të Ministrisë së Kulturës do t’i fillojnë dhe ndërmarrin, siç janë rikonstruimi i objektit Stacioni i vogël, rikonstruimi i objektit Çifte Hamam, konservimi dhe restaurimi i parkut të skulpturave – Hamami i Daut Pashës, punët e brendshme teknike të sigurisë, konservimi dhe restaurimi i koleksioneve të cilat janë pjesë e trashëgimisë së lëvizjes kulturore të Shtëpisë përkujtimore të Lazar Liçenoski.

Nga Galeria Kombëtare e Maqedonisë informojnë se së shpejti do të kenë paralajmërim detajor të programit vjetor me dinamikë të konfirmuar të ngjarjeve dhe aktiviteteve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *