Home / Lajme / Maqedoni / Gara e parë startap gazetareske në Maqedoni

Gara e parë startap gazetareske në Maqedoni

Pesëdhjetë e tre individë të interesuar janë paraqitur në konkursin për startap garë të parë gazetareske në Maqedoni, e cila do të mbahet prej sot e deri më 29 janar në hapësirat e Seavus inkubatorit në Shkup.

Bartës i projektit është Fondacioni për debat dhe edukim Idea Evropa Juglindore-Shkup. Target grupi janë gazetarë, aktivistë qytetar, programues, ekspertë për gamifikacion dhe disenjerë grafik, të cilët do të punojnë në ekipe me qëllim që të krijojnë përmbajtje interaktive gazetareske.

“Në konkursin për këtë garë treditëshe janë paraqitur 53 individë të interesuar të cilët do të mund gjatë uikendit më mirë të njoftohen dhe të formojnë ekipe, sipas projekteve të paramenduara dhe mënyrën e përpunimit. Këto ekipe do të punojnë në përpunimin e ideve në tre kategori”, kumtoi organizatori.

Kategoria e parë është shpjegimi digjital, ku pritet pjesëmarrësit të përpunojnë storije gazetareske, e cila shfrytëzon tekst, fotografi dhe video për prezantim publik përmes ueb faqes. Kategoria e dytë është loja interaktive onlajn  ku pritet të bëhet storije gazetareske, e shndërruar në lojë onlajn për prezantim publik përmes ueb faqes. Kategoria e tretë është zhvillimi i  mjeteve gazetareske, të cilat në të ardhmen do t’u ndihmojnë gazetarëve në shkrimin e storjeve të tyre gazetareske.

Në dy ditët e para të garës pjesëmarrësit do t’i përpunojnë idetë dhe do të formohen ekipet, ndërsa ditën e tretë para jurisë do të prezantohen idetë. Juria do të vendosë se kush do të jetë fitues në të tre kategoritë. Idetë më të mira do të fitojnë shpërblime në para. Storjet gazetareske dhe projektet do të publikohen në onlajn platformën e mbajtur nga Fondacioni për debat dhe edukim Idea Evropa Juglindore Shkup www.storyincubator.mk.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *