Home / Lajme / Maqedoni / Garet: Reformat të jenë prioritet i Qeverisë së re
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-24 14:43:29Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Garet: Reformat të jenë prioritet i Qeverisë së re

Ambasadori Britanisë së Madhe në Shkup,  Çarlls Garret thotë se prioritet kryesor i Qeverisë së re duhet të jenë zbatimi i reformave të Pribe-së. Në një intervistë për emisionin “360 gradë”, Garet tha gjithashtu se ekzekutivi duhet të fokusohet edhe tek vërejtjet e Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me kapjen e Institucioneve shtetërore.

“Detyra kryesore e Qeverisë së re duhet të jetë implementimi i asaj që Komisioni Europian e quajti “kapje e Institucioneve shtetërore”. Ajo është detyrë e madhe, jo vetëm për miratimin e ligjeve shkel e shko, por për ndryshimin e sjelljes së Institucioneve dhe individëve. Lajm i mirë për Maqedoninë është se me qartësi dhe detaje është shënuar në raportin e progresit të Komisionit Evropian si dhe në reformat prioritare të Pribe-së, si dhe në marrëveshjen e Përzhinës. Në detaje është shkruar se çfarë duhet të bërë në sektorët konkret siç është gjykata, administrata publike, mediumet si dhe lufta kundër korrupsionit. Në raport theksohet edhe përgjegjësi e plotë për çështjet e përmendura në bisedat e përgjuara, hetim të plotë”, deklaroi ambasadori i Britanisë, Çarlls Garet.

Duke folur për çështjen e emrit, Garet tha se është kontest që Shkupi dhe Athina duhet të angazhohen më tepër për një zgjidhje.

“Lidhur me çështjen e emrit, është kontest jashtëzakonisht i rëndë për zgjidhje, që zgjatë çerek shekulli. Nga këtu, ndoshta tingëllon pak optimiste 3 vjet, por mund edhe të thoni që është diçka që patjetër duhet të zgjidhet mes Shkupit dhe Athinës, që Maqedonia si vend të ecë drejt qëllimit”, tha Garet.

Çarlls Geret garantoi se bashkësia ndërkombëtare mbetet e fokusuar që të ndihmojë Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Gjithashtu lexo

Stanishev: Maqedonisë i duhen reforma urgjente

Ish-kryeministri bullgar, Sergei Stanishev, ka marrë pjesë në kongresin e 22-të të LSDM-së. Në fjalimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *