Home / Lajme / Maqedoni / Garrett: Shqyrtohen të gjitha mundësitë për formimin e qeverisë së re

Garrett: Shqyrtohen të gjitha mundësitë për formimin e qeverisë së re

Sot në komitetin për ndodhitë politike në shtet, ambasadori britanik në Maqedoni, Charles Garrett, deklaroi se partitë po punojnë në formimin e qeverisë së re dhe se shqyrtohen të gjitha mundësitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Situata ende nuk është zgjidhur, partitë punojnë në formimin e qeverisë dhe po i shqyrtojnë të gjitha mundësitë në bazë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit’, deklaroi Garrett, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të Konferencës kushtuar transmetimit të praktikave dhe modeleve inovative për ngritje të punësimit të të rinjve në Evropë, njofton AIM.

Garret ka thënë se shpreson për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme në drejtim të vazhdimit të reformave. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *