Home / Lajme / Maqedoni / Gazetari Lavrdim Lita : Subjektet shqiptare kanë hyrë në një rrugë pa kthim, opcioni për zgjedhje të reja një mundësi tjetër për matjen e forcave
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 12:14:25Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Gazetari Lavrdim Lita : Subjektet shqiptare kanë hyrë në një rrugë pa kthim, opcioni për zgjedhje të reja një mundësi tjetër për matjen e forcave

Gazetari Lavrdim Lita në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka deklaruar rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit aspak nuk e kanë zgjidhur krizën politike në Maqedoni, por vetëm se i ka lëshuar benzinë zjarrit të konfliktit.

Sipas tij gjatë fushatës zgjedhore nga partitë maqedonase ka pasur një retorikë të ashpër antishqiptare dhe do të jetë e vështirë që ata të pranojnë platformën e shqiptarëve.

“Kriza është e paracaktuar të thellohet si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Zgjedhjet ishin një mundësi e mirë për të kapërcyer krizën por rezulati i tyre i ka lëshuar benzinë zjarrit të konfliktit. Partitë maqedonase kanë shkuar larg me retorikë antishqiptare dhe do të jetë e vështirë për ta të lëshojnë pe në negociata me shqiptarët. Nëse Gruevski apo Zaev u japin shqiptarrëve kryesinë e parlamentit ose të shtetit kjo do ishte një lëshim serioz kundrejt shqiptarëve dhe kjo do vëmendje”, ka deklaruar Lita duke shtuar se subjektet shqiptare kanë hyrë në një tunel pa kthim përmes platformës së përbashkët, ku nëse ndonjëra parti del nga kjo marrëveshje do të sulmohet si tradhtare e interesave kombëtare.

“Mirëpo subjektet shqiptare kanë hyrë në një rrugë pakthim përmes platformës së përbashkët, edhe pse kanë interesa të ndryshme. Cilado parti që do të dalë nga marrëveshja do të sulmohet si tradhtare e interesave Kombëtare dhe asnjëra prej tyre ska guxim të marrë këtë kosto. Pra, për rrjedhojë llogjike dhe nga këto kushte partitë shqiptare janë për të dy gjëra, ose pranim të pikave kryesore të platformës ose shkuarja në zgjedhje, e cila është një alternativë. Zgjedhjet e reja do të ishin një dalje taktike nga marrëveshja dhe një mundësi tjetër për matje forcash në terren”, ka përfunduar për Zhurnal gazetari, Lavdrim Lita.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *